Monografia për Bekim Fehmiun, vizita në Shqipëri dhe si i qëndroi larg Enver Hoxhës

Mar 18, 2016 | 15:52
SHPËRNDAJE

I veshur me një xhaketë lëkure, me një  pamje moderne, i  qeshur, ai dukej  shumë më i qetë se  kolegët e tij shqiptarë, brenda atyre kostumeve të kollarisura, që e puthnin fort në të dyja faqet. Odisea po kthehej në Itakë.

bekim fehmiu odisea

Këto imazhe të aktorit të madh  Bekim Fehmiu, i cili kishte  prekur majat e kinematografisë botërore, teksa vizitonte Shqipërinë në pranverën e vitit 1972, u shfaqën dje në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, përmes dokumentarit “Bekim  Fehmiu në Shqipëri”, me regji  të Vitori Çeli, kamera të  Bardhyl Martinianit, prodhuar nga Kinostudio  “Shqipëria e Re”.

Takime me  artistë e drejtues të lartë. Është aty Piro Milkani, Dhimitër e Roza Anagnosti, Serafin Fanku, Edi Luarase, Dhimitër Shuteriqi,  Ndrek Luca, Ismail Kadare…  E më tej vizitat e tij në Krujë,  Durrës, Gjirokastër, Butrint, Shkodër, ndërsa shijon peizazhin e ashpër shqiptar.

Në një  moment shfaqet edhe portreti i Enver Hoxhës në podiumin e 1 Majit, duke përshëndetur parakaluesit në parada. Por  edhe Fehmiun, i cili, me sa  duket, kishte parapëlqyer t’i  qëndronte larg politikës dhe  diktatorit. I gjithë dokumen tari, shfaqja e të cilit u mundësua nga Arkivi i Filmit (AQSHF), mbulohej nga një  tekst, i cili nuk i kishte shpëtuar dot politizimit të kohës,  sipas të cilit nëpër takime artistit i ishte folur për “mrekullitë” e socializmit.

Do të ishte  gjatë kësaj vizite që ai do të  shprehte dëshirën e tij për të  luajtur rolin e Skënderbeut,  çka nuk u realizua kurrë.  Shfaqja e këtij dokumentari, si një homazh për Bekim  Fehmiun, i la vendin një bisede  mes kineastësh, mbi njohjen me aktorin apo vlerat e tij si  madh, por edhe një miku.

Sipas Musliut, do të ishte “krim”  artist e shqiptar. Për kineastin  dhe rektorin e Akademisë  “Marubi”, Kujtim Çashku, ky  aktivitet do të shërbente si një  provokim për hapësira të reja  mendimi, si një nxitje për një  këndvështrim të ri mbi artin.

MONOGRAFIA  

Por pjesë e aktivitetit ishte  edhe prezantimi i monografisë  “Odiseu i Kosovës” nga Fahri  Musliu, një vepër voluminoze  mbi jetën dhe veprën e Bekim  Fehmiut, përmes kërkimeve të  autorit, por edhe një përmbledhje e shkrimeve të  gazetarëve dhe kolegëve të artistit pas vdekjes së tij.

Vetë  Musliu e ka njohur personalisht Fehmiun dhe realizimi i  kësaj monografie ishte për të  si një borxh ndaj një artisti të  të mos flisje për të. Ai do të  vinte në dukje se shqiptarët e  Shqipërisë po i kushtonin më  shumë rëndësi kësaj ngjarjeje se edhe vetë në Kosovë, ku  fatkeqësisht ka edhe nga ata  që nuk e vlerësojnë Fehmiun  si shqiptar.

“Disa të ashtuquajtur intelektualë apo  njerëz të kulturës dhe të politikës mbajnë një qëndrim injorant ndaj Bekimit, pasi, sipas tyre, ai nuk ka luajtur shqip, por edhe pse ka qenë gjoja i martuar me një sllave. Por  Bekimi ka pasur kodin e vet  dhe një qëndrim patriotik. Ai s’e ka mohuar kurrë të qenët  shqiptar dhe nuk ka pranuar kurrfarë kushti të vënë nga  producentët dhe regjisorët e  kohës për të ndryshuar emrin”, u shpreh Musliu.

ALMA MILE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura