Monika Kryemadhi: S’kam ndërmend të kandidoj për një mandat tjetër në krye të LSI! Kemi një rrugë të gjatë për shkak të pabesisë së Lulzim Bashës

Mar 26, 2022 | 18:23
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar pasditen e sotme se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të LSI.

-640-0-6126adf6cbbcc

Ajo tha në News 24 se është ngritur një strukturë e re që po punon për të hartuar disa politika të reja.

“Nuk kam ndërmend të kandidoj për mandat tjetër. Konventa është në proces përgatitje. Është ngritur një strukturë e re që po punon për të hartuar disa politika të reja për t’i implementuar jo vetëm brenda LSI por edhe për të avancuar më tepër me programin tonë ekonomik”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo tha se do të vazhdojë të jetë aktive në politikë duke u marrë me pjesën e organizimit.

“Unë do të kem pozicionet e mia. Do të kem angazhimin tim. Do jem aktive në politikë. Ndoshta jo aktive në takimet diplomatike por do të jem aty ku unë jap më të mirë në rrugët e organizimit. Ndoshta do të jetë një rrugë e gjatë që na e zgjati Lulzim Basha të gjithëve. Tani na duhet të gjithë shqiptarëve të besojmë njëri tjetrin sepse jemi përballur me pabesinë e zotit Basha”, deklaroi ajo.

“Basha u bë keq kur ne dërguam dy amendamente pa e pyetur. Zoti Meta kishte të drejtë por përsëri ka qenë kundër largimit nga institucionet. E dinte efektin e kësaj gjëje. Unë mund të them se kishte një gjë të mirë. Vërtetë e tkurri në votë LSI-në duke e çuar në vrasje totale por krijoi një element të rëndësishëm dhe një strukturë të brishtë dhe të pastër”, u shpreh Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura