Monika Kryemadhi përkujton Nënë Terezën: Për gjithë shqiptarët, ky është çast gëzimi dhe krenarie

Sep 5, 2018 | 12:39
SHPËRNDAJE

Monika Kryemadhi ka përkujtuar sot Nënë Terezën, në ditën e shenjtërimit të saj, ndërsa shprehet se kjo ditë është një ditë gëzimi dhe krenarie për të gjithë shqiptarët.

“Kujtojmë se si një grua “e vogël” diti ti thotë botës së madhe se Dashuria mund të fitojë mbi çdo situatë, sado e vështirë dhe e pamundur për tu jetuar apo realizuar të duket ajo.”, ka shkruar  ajo në një postim në Facebook.41005487_1773483992764335_3038253946725466112_n

Reagimi i plotë:

“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.”

Sot përkujtojmë e kremtojmë Shën Nënë Terezën, bijën shqiptare e misionaren e madhe.

Për të gjithë ne shqiptarët ky është një çast gëzimi të pafund, si dhe i një krenarie legjitime, kur kujtojmë se si një grua “e vogël” diti ti thotë botës së madhe se Dashuria mund të fitojë mbi çdo situatë, sado e vështirë dhe e pamundur për tu jetuar apo realizuar të duket ajo.

“Ne jemi lapsi me të cilin Zoti shkruan historinë!” – mos ta harrojmë e ta bëjmë motiv në jetë këtë frazë të kësaj gruaje të papërsëritshme. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura