Momenti prekës kur takohen pas disa vitesh shokët e ngushtë, njëri gjyqtar e tjetri hajdut (VIDEO)

Jul 4, 2015 | 12:27
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur një i burgosur ka shpërthyer në lot pas fjalëve të gjyqtares.

Gjyqtarja Mindy Glazer drejtonte trupin gjykues në një sallë gjyqi në Florida në çështjen kundër Arthur Booth, i akuzuar për vjedhje.

Por e veçanta e këtij gjyqi ishte kur Glazer e njohu Booth, pasi në shkollë të mesme kishin qenë miq.

“Gjithmonë kam pyetur veten se çfarë kishte ndodhur me ty. Më vjen keq që të shoh këtu. Ai ishte djali më i mirë në shkollë. Luanim futboll bashkë. Shih çfarë ka ndodhur”, tha ajo, kurse ai shpërtheu në lot.

“Shpresoj ta kthesh pllakën në jetën tënde,” i tha gjyqtarja. Ai u lirua me kusht përkundrejt pagesës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura