Personi që kaloi 30 vite në qeli padrejtësisht takohet me prokurorin që e burgosi (FOTO/VIDEO)

Apr 22, 2015 | 10:44
SHPËRNDAJE

Glenn Ford u dënua për grabitje dhe vrasje në vitin 1984, por prova të reja mbi rastin e shfajësuan atë. Ky është momenti emocional kur njeriu i pafajshëm, i cili u burgos për 30 vjet për një krim që ai nuk e ka kryer, vihet ballë për ballë me personin që e ka futur pas hekurave.

Momenti kur takon prokurorin

Glen Ford kaloi 30 vite në burg, pas dënimit që mori për një grabitje në një dyqan bizhuterish.

Pasi u lirua vitin e kaluar, 65-vjeçari Ford më në fund u takua me prokurorin, i cili e la në qeli.

Filmuar nga stacioni televiziv amerikan “ABC Nightline Show”, është kapur momenti kur dy burrat u vunë përballë njëri-tjetrit, pas betejës gjyqësore të tre dekadave më parë.

Prokurori Marty Stroud

Prokurori Marty Stroud i tha njeriut të pafajshëm: “Dua që ta dish se më vjen shumë keq. Është një njollë mbi mua…deri sa të shkoj në varr…”.

Z. Ford, i cili vuan nga kanceri i mushkërive, u përgjigj: “Më kushtoi 31 vite të jetës sime dhe pastaj në fund asgjë, por vdekje, sepse kam nga gjashtë deri tetë muaj për të jetuar”.

Ai shtoi: “Më vjen keq. Unë nuk mund të të fal. S’mundem me të vërtetë…”.

Zoti Ford

Takimi u organizua pasi zoti Stroud shkroi një letër për gazetën “Shreveport Times”, duke shprehur zemërimin e tij me paaftësinë e njeriut pafajshëm për të kërkuar kompensim.

Ford ka kaluar thuajse 30 vite në burg

Për tre dekada, Ford ka mbrojtur pafajësinë e tij dhe ka paraqitur ankesa të shumta, shumica e të cilave janë mohuar. Por në 2000, Gjykata e Lartë në Luiziana urdhëroi një seancë dëgjimore të provave mbi pretendimin e zotit Ford.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura