Momenti kur bukëpjekësi shqiptari, i rrethuar nga policia qëllon veten

Jan 27, 2016 | 7:18
SHPËRNDAJE

Bukëpjekësi shqiptar në qytetin Zajeçar në Serbi, Marjan Dulaj pasi qëlloi me tre plumba ish-punonjësen e tij, tentoi që vriste dhe veten.

54-vjeçari qëlloi me një plumb në gjoks veten e tij në një agjenci imobilare, ndërsa ishte i rrethuar nga policia.

nesreća_1000x0

Marjan Dulaj (54 vjeçar), bukëpjekës shqiptar që punon në qytetin Zajeçar të Serbisë, ka qëlluar me armë në kokë punëtoren e tij (50 vjeçare), e pastaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Mediat serbe kanë publikuar momentet dramatike kur Dulaj qëllon veten e tij.

Video tregon momentet kur, shqiptari është lokalizuar dhe rrethuar nga forca të shumta policie.

Edhe pse policia i bëri disa herë thirrje për të hedhur armën dhe të dorëzohej, ai nuk bëri një gjë të tillë, por qëlloi veten.

marjan_1000x0

Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme serbe ngjarja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve që bukëpjekësi shqiptar kishte me ish-punonjësen serbe, e cila së fundmi kishte fituar dhe një vendim gjykate ndaj tij.

Danijela Matijeviç, 50 vjeç vdiq në vend, ndërsa 54-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në qytetin jugor të Serbisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura