Momenti emocionues kur ish-ushtari i UÇK’së kthehet në Kosovë, pas 13 vjet burg në Serbi (Foto)

Aug 18, 2017 | 9:44
SHPËRNDAJE

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Lekaj- Pinqo, është kthyer nga Serbia, i cili po mbahej në burgun serb prej 13 vjetësh.

Gazeta Blic ka siguruar disa fotografi nga momenti i kthimit të Pinqos në shtëpinë e tij.

Anton Lekaj, një ish-ushtar i UÇK-së kishte kaluar disa herë pa asnjë telash kufirin e Malit të Zi. Njëjtë kishte ndodhur edhe më 17 gusht të 2004’ës. Por, atë ditë, me t’iu afruar kryeqytetit malazez, Podgoricë, vetura në të cilën ndodhej atë kohë 24 vjeçari nga Gjakova, bashkë me mikun e tij, u ndal nga Policia.

Lekaj u arrestua nga autoritetet e Malit të Zi, për t’u ekstraduar në kohë rekord në Serbi. Një vit pas, një Gjykatë e Qarkut në Beograd, e dënoi atë me 13 vite burgim për krime lufte të kryera ndaj popullsisë civile, menjëherë pas intervenimit të NATO’s në Kosovë. Krimet, drejtësia serbe pretendon se Anton Lekaj, i njohur i ‘Pinço’, i kreu nën komandën e ish-komandantit të UÇK’së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj

Për më shumë shikoni fotografitë:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura