Momentet prekëse nga funerali në Itali, kur shokët e skuadrës i japin lamtumirën e fundit shqiptarit Marjus Djerri (video)

Aug 19, 2018 | 14:14
SHPËRNDAJE

Mes 19 viktimave që u përcollën për në banesën e fundit ishte dhe një prej viktimave shqiptare, Marjus Djerri, 22 vjeç. Familja e të riut jeton prej vitesh në shtetin fqinj dhe zgjodhën që varrimi i tij të kryhej në Itali. Ndërsa viktimës tjetër, Admir Bokrina, 30 vjeç, do t’i kryhen nderimet e fundit në Shkodër. Dy të rinjtë ishin duke shkuar për në punë dhe po udhëtonin në të njëjtin automjet në momentin e shembjes së urës.

marjus shoket

Gjatë ceremonisë shtetërore, përveç lutjes së klerikëve të krishterë, nuk mungoi edhe ajo e klerikëve të besimit mysliman për të respektuar besimin fetar të 22- vjeçarit Djerri.

Momente prekese ne homazhet e Xhenovas ishin edhe kur lojtaret e ekipit Cornigliano Galaticos i dhane lamtumiren e fundit shokut te tyre te skuadres, shqiptarit Djerri qe luante si sulmues me kete ekip ne futbollin italian. Per me teper shikojeni ne videon me poshte:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura