Momentet e frikshme në ajër, panik tek pasagjerët. Stuhia nuk lejon avionin të ulet në aeroport, por ja çfarë u filmua

Feb 10, 2020 | 12:44
SHPËRNDAJE

24519500-7984851-image-m-2_1581288148605

Të frikshme janë momentet që kanë filmuar një avion i cili teksa do zbriste sot në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar, e kishte të vështirë të prekte tokën për shkak të erës së fuqishme sjellë nga stuhia Ciara që ka goditur vendin.

Pamjet shqetësuese janë publikuar nga mediat britanike që raportojnë se stuhia më e madhe që ka goditur Britaninë në shtatë vitet e fundit, me erëra që kanë arritur shpejtësinë deri në 93 km / orë janë duke shkatërruar vendin.

Stuhia bëri që aeroplani të lëkundej nga njëra anë në tjetrën mbi pistën në aeroportin e Birmingham pasi era e pengonte atë të zbriste. Situata ka shkaktuar panik tek pasagjerët dhe ata që po e shihnin atë skenë. Nje pasagjer degjohet te thote ne video “Ishalla prekim token sa me shpejt”.

Moti ekstrem ka sjellë gjithashtu probleme të shumta me fluturimet brenda dhe jashtë vendit, duke lënë mijëra persona që presin të fluturojnë të bllokuar në aeroporte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura