Momente tmerri teksa njerëzit luteshin në kishë, një person qëllon me armë për 6 sekonda rresht. Dy të vdekur

Dec 30, 2019 | 9:32
SHPËRNDAJE

BEF4BA20-AF26-464D-8259-A43532E33D8B_w1023_r1_s

Një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas, duke lënë të vdekur dy persona para se të vritej nga një një besimtar i kishës i cili kishte armë me vete.

BBC raporton se sipas një ligji të miratuar në muajin shtator, personat që kanë leje, mund t’i mbajnë armët e tyre edhe në vendet e lutjes.

_110339167_mediaitem110339166

Sic thane edhe dëshmitarët, autori kishte mjekër false dhe syze, si dhe ka bashkëbiseduar me besimtarët para se të niste sulmin. Te shtenat zgjaten 6 sekonda, dhe pamjet e publikuara ne internet tregojne momentin kur autori ngrihet dhe nxjerr armen per te qelluar.

Byroja Federale e Kërkimeve (FBI) është duke ndihmuar policinë lokale në hetime, por motivi mbetet ende i paqartë.

Teksasi është përballur me një varg sulmesh me armë zjarri më 2019.

Në muajin gusht, 22 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur në një dyqan në El Paso.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura