Momente tmerri/ Shembet ura në Francë, vdes një 15-vjeçare. Frikë për të zhdukur në lumë

Nov 18, 2019 | 11:29
SHPËRNDAJE

ura

Një vajzë 15-vjeçare mbeti e vdekur pas shembjes së një ure në jug-perëndim të Francës.

Ngjarja ndodhi paraditen e të hënës. Sipas mediave të huaja, një makinë, një kamion dhe ndoshta një automjet i tretë përfunduan në lumë, thanë autoritetet lokale. Për fat të mirë në momentin që ura u shemb nuk kishte shumë qarkullim.

Deri tani katër persona janë shpëtuar, por ka frikë se mund të ketë të tjerë të zhdukur.

Ura që u shemb lidh qytetet Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres, 18 milje në veri të qytetit të Toulouse, tha shërbimi i zjarrfikësve.

Sipas raporteve të mediave të huaja lokale, viktima, vetëm 15-vjeçe kishte qenë në një makinë me prindërit e saj në kohën e shembjes së urës.

ura1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura