Momente tmerri për ish-sulmuesin e Italisë, 5 persona të armatosur e grabisin në sy të gruas dhe fëmijëve

Dec 17, 2021 | 21:01
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Di Natale ka përjetuar momente tmerri. Mediat raportojnë se mbrëmjen e kaluar ai ka rënë pre e një grabitje nga 5 persona të armatosur.

di natale

44-vjeçari po kthehej në shtëpi bashkë me gruan dhe dy fëmijët, por në një moment ka parë armën përpara fytyrës.

I ndodhur përballë presionit, Di Natale është detyruar t’u dorëzojë grabitësve një orë me vlerë prej 30 mijë eurosh.

Ata u larguan menjëherë dhe për fat të mirë nuk u lëndua asnjë nga familjarët e ish-kapitenit të Udineses, aktualisht trajner i Carrarese në Serie C.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura