Momente tmerri për ish-mesfushorin e Interit dhe Juventusit, grabitësit i drejtojnë armën dhe i vjedhin makinën

Jul 3, 2022 | 16:16
SHPËRNDAJE

Ish-mesfushori i Interit dhe Juventusit, Felipe Melo ka kaluar një situatë të tmerrshme teksa është grabitur nga ana e disa personave të armatosur teksa ishte duke udhëtuar me makinë se bashku me familjen dhe një mik.

786778

Disa persona kanë ndalur makinën e brazilianit dhe i kanë drejtuar atij armën duke e detyruar të zbresë së bashku me pjesën tjetër të familjes që ndodhin brenda. Më pas autorët kanë grabitur një pjesë të sendeve që ata kishin me vetë dhe janë larguar me shpejtësi duke vjedhur dhe makinën e futbollistit.

Një situatë e ngjashme i kishte ndodhur Felipe Melos disa muaj më parë kur një tjetër grabitje ndodhi në shtëpinë e tij në Brazil ku autorët vodhën disa bizhuteri tepër të kushtueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura