Momente romantike në studio, prezantuesja dhe baritoni i njohur lënë orar për kafe (video)

Jan 23, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Në sfond kënga “Perfect” e Ed Sheeran për femrën perfekte dhe Eno dhe Isli që braktisin studion, ku mbeten vetëm Ori dhe baritoni Gëzim Myshketa.

Por pse ikin ata? Çdo gjë nisi pas kërkesës së Orit për të parë “Carmen”, dhe duke qënë se të dy, ajo e Gëzimi janë beqar, djemtë menduan se ishte një rast i mirë.

Teksa Ori e pyet se nëse ka pasur ndonjë moment të vështirë që ka dashur të tërhiqet, dhe baritoni thotë se nuk ka pasur një moment të tillë.

“Tani unë po pres të ma bësh ti ftesën për kafe apo ta bëj, që të kënaqen ata të dy (Eno me Islin)”, thotë Ori.

Të dy moderatorët rikthehen në studio ku të dy, Ori dhe Gëzimi me shaka u thonë se kafen e kanë lënë në orën 19.30.

TCH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura