Momente magjike dhe tmerri të shpërthimit të vullkanit në Kili

Mar 3, 2015 | 18:30
SHPËRNDAJE

Këto pamje të habitshme tregojnë shpërthimin e vullkanit Villarica, i cili ka detyruar mijëra njerëz të lënë shtëpitë e tyre.

Pamje nga vullkani në Kili

Një alarm i kuq është lëshuar në orën 06:00 të ditës së djeshme, në luginën qendrore të Kilit, rreth 400 kilometra në jug të Santiago-s, sipas Zyrës Kombëtare të Emergjencave.

Fenomeni natyror u kap nga stacionet lokale të lajmeve, të cilat treguan imazhet e shpërthimit të vullkanit.

Villarica është një nga vullkanet më aktivë të Amerikës së Jugut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura