Moment emocionues! Mbërriti në Itali me gomone, lojtari i Romës përlotet kur tregon historinë e tij

May 7, 2021 | 14:17
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Romës, Ebrima Darbo bëri ditën e djeshme debutimin në Ligën e Europës për Romën, teksa u aktivizua në minutën e 30-të të ndeshjes, në vendin e Smollingut ndaj Mançester Junajtidit.

DARBO

Për 70 minuta sa luajti, 19-vjeçari tregoi një paraqitje shumë të mirë, si një lojtar me eksperiencë të madhe mbi supe. Historia e talentit afrikan, është emocionuese, teksa e ka treguar ai vetë, ku tregon se në Itali mbërriti me gomone. “ Në Afrikë është e vështirë të luash futboll në nivelin e lartë, pa ndonjë ndihmë.

Një mik më tha se isha i fortë dhe në Europë mund të arrija suksese. Unë u largova me dy shokë me gomone për të mbërritur në Itali. Ishte diçka shumë e vështirë. Prindërit më kanë ndihmuar shumë dhe nuk ishte e lehtë të merrja një vizë. Falënderoj Zotin, por edhe Italinë për këtë mundësi”, tha Darbo i përlotur.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura