Moisiu: “Çdo vit braktisen dhjetë foshnja të porsalindura”

Jul 6, 2015 | 12:54
SHPËRNDAJE

Rubena Moisiu

Vendosin të largohen nga materniteti pa marrë në krahë foshnjën e sapoardhur në jetë. Të bindura për zgjedhjen që do bëjnë, refuzojnë të dëgjojnë edhe të qarën e parë. Mesatarisht 10 fëmijë në vit braktisen nga nënat në spitalin “Koço Gliozheni”, në kryeqytet.

Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Rubena Moisiu, për këtë vit janë regjistruar vetëm tri raste. Në intervistën e dhënë për gazetën, Moisiu vë në dukje se pjesa më e madhe e kë- tyre nënave vijnë kryesisht nga zonat rurale të vendit, ku nuk përjashtohen edhe marrëdhëniet e incestit. “Pjesa urbane e zgjedhin zakonisht nëpërmjet abortit një shtatzëni të padëshirueshme. Në zonat rurale e kanë shumë të vështirë që të kenë aksesin në kohën e duhur, pasi aborti lejohet të kryhet në 12 javët e para të shtatzënisë. Janë moshat e reja natyrisht dhe ka pasur raste edhe të shtatzënive të cilat kanë ardhur si pasojë e incestit dhe përdhunimit”, thekson doktoresha.

Ndërkohë, ulje ka shënuar edhe numri i aborteve të regjistruara. Braktisja e foshnjave të sapoardhura në jetë vijon të mbetet një plagë sociale. Për këtë vit, sa nëna e kanë bërë këtë, pra të largohen nga materniteti, duke lënë pas beben e tyre? Nga viti në vit është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të nënave të cilat braktisin foshnjat e tyre. Për 2014- n janë regjistruar 10 raste, ndërsa për 6-mujorin e parë të këtij viti rezultojnë vetëm 3 fëmijë të braktisur. Ajo që mund të them është se nga një mesatare e përgjithshme numri i fëmijëve që braktisen në vit shkon në 10. Fenomeni prek më tepër zonat rurale të vendit pasi pjesa urbane e zgjedhin zakonisht nëpërmjet abortit një shtatzëni të padëshiruar.

Në zonat rurale e kanë shumë të vështirë që të kenë aksesin në kohën e duhur, pasi aborti lejohet të kryhet në 12 javët e para të shtatzënisë. Pra janë kryesisht nga zonat rurale ato që vijnë dhe braktisin fëmijët. Janë moshat e reja natyrisht dhe ka pasur raste edhe të shtatzënive, të cilat kanë ardhur si pasojë e incestit dhe përdhunimit. Në zonat e thella rurale ka raste incesti dhe kur u referohem zonave të thella rurale e kam fjalë si për ato të Veri, por edhe në Jug. Po ju sjell një rast konkret. Vajza 13 vjeçe vjen këtu, e shoqëruar nga nëna e saj, ishin nga një fshat i thellë malor. Nëna në mbrojtje të vajzës natyrisht, gjen një shkak se do shisnin diçka këtu në Tiranë. Paraqiten në maternitet dhe më thonë a ka mundësi që të përfundohet sa më shpejt kjo shtatzëni, pasi na ka zënë ky hall, djali i xhaxhait e ka lënë shtatzënë. Ishte në muajin e shtatë, por i thamë që nuk bëhet asgjë, por do prisni dhe 2 muaj që të lindë fëmija dhe më pas merrni vendimin.

A denoncohen këto raste?

Kemi të bëjmë me një minorene, e cila jo vetëm ka mbetur shtatzënë, dhe për më tepër fëmija është fryt i një incesti… Jo, nuk mund ta bëjë institucioni këtë, pasi ka raste edhe kur janë ligjore, nuk i referohem këtu incestit, por shtatzënisë në adoleshencë. I referohem këtu komunitetit egjiptian apo edhe rom, për të cilët është e pranueshme një gjë e tillë. Ndaj nëse ka denoncime, ato duhet të bëhen nga vetë familjarët, pasi institucioni nuk ka tagrin për t’i adresuar ato në polici. Fakti që këto grupmosha, ato minorene, vendosin të mos kryejnë abort mund të vijë edhe për shkak se u druhen pasojave që mund të sjellë një ndërhyrje e tillë në shëndetin e tyre riprodhues. Sipas jush, risku më i madh për moshat e reja është kur abortojnë apo kur vendosin të sjellin në jetë fëmijën? Risku më i madh është nëse lind, pasi në moshat 13-14 vjeç në 99 për qind të rasteve lindja kryhet me operacion. Pasi është një skelet i paformuar mirë, me një kanal lindjeje të pazhvilluar mirë. Operacioni ka pasojat e veta, përveç rreziqeve, kufizon edhe numrin e lindjeve në të ardhmen, pra ndikon në shëndetin riprodhues. Mund të bëjë 1, 2 por kur të bëjë të tretin duhet të mendohet mirë. Ndërkohë metodat e abortit janë bërë edhe më të lehta nga çfarë kanë qenë më parë. Në sajë të pajisjeve që përdoren aktualisht, mund të them që dëmtimi është minimal. Por kjo nuk do të thotë që t’i nxisim apo t’i sjellim drejt abortit, pasi ky i fundit nuk është metodë e planifikimit familjar, pra që mund ta këshillosh.

Nëse do të ndalemi te grupmoshat, si variojnë?

Grupmoshat fillojnë që nga 13 vjeç e deri në 20 vjeç, që ka qenë më e shpeshtë. Nga të dhënat, këtë vit është rritur grupmosha. Ajo që vihet re këtë vit është se nuk është mosha e zakonshme kur ndodhin këto gjëra, por janë mbi 25 vjeç deri në 30. Pjesa më e madhe, e thonë që në momentin që vijnë se unë këtë fëmijë do ta braktis. Nuk duan kontaktin me bebin, nuk duan të krijojnë lidhjen, që është normale për shumë nëna. Personeli mjekësor që në momentin që gruaja thotë do braktisë fëmijën, lidhet me punonjësen sociale nga shtëpia e foshnjës, i merr të dhënat nënës dhe nis me plotësimin e dokumenteve që ndihmojnë për identitetin e foshnjës.

Ka raste kur ikin fshehurazi?

Po, ka pasur edhe raste të tilla dhe këto janë rastet më të vështira për ne, sepse kemi probleme me plotësimin e dokumentacionit për fëmijën. Në rrethana specifike kemi kërkuar edhe ndihmën e policisë. Të dhënat janë shumë të rëndësishme për identitetin e foshnjës. Një praktikë e tillë shoqërohet edhe me tejzgjatje të kohës që fëmija rri në maternitet, dhe kjo ka kosto plus për institucionin.

Kjo sa u takon nënave që braktisin fëmijët, por me abortet çfarë ka ndodhur?

Edhe numri i aborteve ka ardhur në rënie. Në vitin 2014 janë shënuar 167 aborte vullnetare në maternitetin tonë, ndërsa 2 apo 3 vite më parë shkonin deri në 300. Këtu nuk futen abortet pa dashje, pra ndërprerjet jo të vullnetshme të shtatzënisë.

Cili është niveli i tyre arsimor apo edhe social?

Për sa i përket nivelit janë nga të gjitha llojet që nga intelektualet e deri tek ato me arsim bazë. Janë vajza të reja që e kanë shtatzëni të padëshiruar nga lidhje jashtëmartesore dhe kanë vendosur që të ndërpresin, por pjesa më e madhe janë gra të martuara që kanë fëmijë dhe me vullnet zgjedhin të abortojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura