“Moisi Habilaj lidhje të afërta me Tahirin”, deputetja e PS-së thumbon Bashën: Humbësit serial i kujtohet…

Oct 16, 2017 | 22:48
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e grupit të PS-së Elisa Spiropali, me anë të një statusi në “Facebook” ka thumbuar kreun e PD-së Lulzim Basha, pas deklaratave të tij lidhur me lajmin e publikuar nga mediat italiane për arrestimin e Moisi Habilajt, për të cilin, kreu i PD, thotë se është i afërmi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Elisa Spiropali

Ja çfarë shkruante Basha në FB: “Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”.

Por, sipas deputetes së PS-së, Basha kujtohet që është kryetar opozite sa herë që merr habere trafikimi e arrestimi.

Statusi i plotë

Humbësit serial Lulzim Basha i kujtohet që është kryetar opozite sa herë merr habere trafikimi e arrestimi! Për çdo të arrestuar ky gjen lidhje me Edi Ramën; zbulon kushërinj deputetë; akuzon kundërshtarë politikë. Për çdo plagë të vjetër, ky e ve gishtin tek qeveria e re!

Lum si ky njeri! Nuk merr asnjë përgjegjësi si shqiptar, qytetar, politikan, kryetar, por ngaqë s’ka çfarë të bëjë tjetër ngaqë shqiptarët i besuan çelësat e kashtës, nis e bën qysh tani një gjë që duhet ta bëjë të paktën pas tetë vitesh, fushatë elektorale jashtë kohe me shpresë se në këtë mënyrë do vijë në pushtet pas nja 16 vjetësh. Lul Basha ka shkëputur komplet lidhjet me orën dhe busullën, kohën dhe hapësirën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura