Mohimi i identitetit dhe e lirisë për të jetuar, realiteti i grave në kohën e diktaturës! Shkrimtarja rrëfen vuajtjet: Pengu im, nuk bëhem dot gjyshe! S’ka mbështetje për…

Feb 24, 2023 | 16:36
SHPËRNDAJE

Trajtimi i grave si fasadë në kohën e komunizmit ishte tema e dokumentarit që u shfaq mbrëmjen e së enjtes në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli.

Fatbardha Sarraçi është një nga ish të përndjekurat që tregoi për Panorama TV vuajtjet gjatë asaj kohe.

Saraçi: Unë kam shkruajtur për atë shtresë femrash që i takonin ish-të përndjekurve politik. Që ishin cilësuar si shtresa e armiqve të popullit. Sikur ishim ne të sëmurë. Kjo shtresë ka provuar persekutim, burgje, internime, përndjekje dhe s’kishte të drejta të barabarta me pjesën tjetër të popullit. Ishin të ndarë. Për kujtesë historike kam bërë libra për femrat dhe vuajtjet e tyre.

Shkrimtarja Vera Bekteshi tregoi ndër të tjera dhimbjen familjare.

Bekteshi: Nuk është puna që vuajtëm ne, unë për vete e kam harruar komplet vuajtjen se kam punuar dhe jam realizuar si grua, por unë nuk bëhem dot gjyshe….dhe si unë ka shumë të tjerë. Dhe disa fëmijë që janë sëmurë në internim kanë pensione qesharake. Me se do të jetojnë ata kur të vdesim ne? Unë jam më shumë se 75 vjeçe. Po ai i dobëti, çfarë do bëjë? Seleksion natyral si Hitleri? Ç’është kjo, ata që nuk janë në gjendje të punojnë, të vdesin urie.

Stigma dhe persekutimi ishin plagët më të rënda që rëndonin mbi supet e viktimave të diktaturës komuniste, por ata që e vuajtën më shumë ishin gratë dhe fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura