Mogerini në Tiranë/ Bushati: Mesazhet e vizitës të qarta për këdo

Apr 18, 2018 | 17:22
SHPËRNDAJE

Pas vizitës së përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, e cila pati dhe një takim me Ditmir Bushatin, ka ardhur dhe një reagim nga ky i fundit.

Në një reagim për mediat Bushati e quan këtë vizitë një moment shumë të rëndësishëm.

Sipas Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme mesazhet e kësaj vizite janë të qarta për këto.

bushati dhe mogerini

Reagim i plotë

Vizita e Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së në Tiranë, Federica Mogherini, me rastin e publikimit të rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim ne BE-në, shënon një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe kapitullin e ri që po hapim. Mesazhet e kësaj vizite janë të qarta për këdo. Rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është plotësisht i merituar dhe vjen si pasojë e fruteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese dhe shtet konsoliduese. Rekomandimi nuk është fundi i kësaj fushëbeteje. Por futja në një fazë të re edhe më impenjative që kërkon ritëm dhe cilësi edhe më të madhe për reformat që do të ndërmerren.  #PunaVijon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura