Modriç te Inter? Ja pse mund të bëhet transferimi

Aug 2, 2018 | 10:15
SHPËRNDAJE

Inter i frikshëm ky që po ndërtohet këtë verë. Nuk bëhet fjalë vetëm për afrimin e fundit, Sime Vrsaliko, por edhe për Arturo Vidalin që është shumë pranë. E megjithatë, ka edhe një ide të “çmendur” që quhet “Luka Modriç”. Po, ylli i Realit të Madridit është dëshira e madhe e zikaltërve, të cilët në fakt me një blerje të tillë do të shndërroheshin në një ekip të frikshëm.

modric

SITUATA REALE

Bëhet fjalë vetëm për zëra merkatoje. Kroati 33-vjeçar është parë në Milano gjatë ditëve të fundit dhe menjëherë ka nisur të qarkullojë ideja se ai mund t’u bashkohet zikaltërve. Kush nuk do ta donte në fund të fundit një as si ai?

modric vrsaljko

Me Modriçin, Vidalin, Naingolanin dhe Perisiçin, pa dyshim që do të flisnim për një skuadër të denjë për të rivalizuar Juventusin e Kristiano Ronaldos. E megjithatë, nuk ka pasur ofertë konkrete, thjesht menaxherët e klubit zikaltër janë duke vëzhguar me kujdes situatën dhe ndoshta në ditët në vazhdim mund të ketë edhe disa kontakte të para mes palëve.

PSE MUND TË BËHET

Klani kroat është joshës për Luka Modriçin. Tek Interi do të gjente Perisiç, Brozoviç dhe Vrsaliko. Ata do ta ndihmonin të përshtatej menjëherë, ndërkohë që klubi do t’i garantonte për disa vite edhe vendin e protagonistit absolut në mesfushë.

modric-con-brozovic-in-campo-1080x600

Fundja është 33 vjeç dhe te Reali i Madridit nuk e ka këtë garanci, aktivizimin e gjatë dhe pa pasur stresin se dikush tjetër mund t’i zërë vendin. Do të ishte një eksperiencë e re dhe shumë interesante, sepse do të sfidonte mikun e tij, Kristiano Ronaldo, për titullin e kampionit italian, pas disa vitesh të kaluara së bashku te Reali ku grumbulluan shumë trofe.

PSE NUK MUND TË BËHET

Rroga 22 milionë euro në vit bruto është e papërballueshme për një klub si Interi, që gjithsesi duhet të bëjë kujdes me bilancet. Së dyti vështirë se Reali do të hiqte dorë prej tij, pikërisht kur sapo është larguar ylli i skuadrës, Ronaldo. Imagjinoni se çfarë do të bënin tifozët madrilenë, nëse do të ikte edhe mesfushori kroat.

modric

Së treti do të ishte një eksperiment i rrezikshëm edhe për vetë lojtarin. Interi është skuadër në ndërtim e sipër dhe nuk e ka të sigurt se do të jetë konkurrues po aq sa Reali në skenën europiane.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura