Moderatorja shqiptare tregon hapur ngacmimet seksuale nga drejtori i TV ku punonte (VIDEO)

Apr 21, 2018 | 22:25
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur Roza Lati e futar në “Thumb”, ka treguar sot një histori të saj personale kur punonte në një televizion shqiptar, ku ka pasur ngacmime seksuale nga eprorët.


A ka ngacmime seksuale në shoubizin shqiptar?

Po mi ka pafund.

Je ndierë ti e shantazhuar?

Po mi, ja po them një shembull meqë nuk jam më dhe meqë Agon Channel nuk ekziston më. Drejtori artistik që ishte në atë televizion, ishte italian dhe kur më pa mua në fillim kur vajta për audicion, më pa që ja bëra kameras “hajde këtu hajde”, e trajtova si qen, dhe më tha mua: “Je një bishë e TV, të dua menjëherë këtu”.
Me kalimin e kohës ky mua filloi më shifte, duket eprori që cfarë ka dhe më shkruan në FB, një poezi në anglisht dhe unë i kthej përgjigje : po bëj sikur nuk e kam lexuar.
Të nesërmen unë shkoj në punë normal, qetë, sikur s’kishte ndodhur asgjë. Po nga ajo përgjigje mua ai më kthente mbrapsht cdo regjistrim, cdo xhirim, dhe unë për t’i treguar atij se sa e aftë jam, ndonëse kisha rënë dakort për t’u paguar për 1 emision, unë mora përsipër edhe 3 të tjera, bëra 4 emisione që t’ja thyeja turinjtë atij që shife talentin tim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura