Moderatori i njohur: Fobia ime më e madhe janë njerëzit e shëmtuar, janë të këqij

Nov 16, 2018 | 16:06
SHPËRNDAJE

“Kam frikë nga njerëzit e shëmtuar”, kjo është deklarata e modeles Aurela Hoxha që bëri pak ditë më parë në emisionin “Pop Culture” dhe që bëri mjaft bujë, pasi fansat e saj nuk e pritën aspak mirë.

Por një deklaratë të përafërt e ka bërë edhe moderatori Kelvi Kadilli. Në emisionin e tij “Flakë fare”, në një intervistë me gazetaren Aulona Musta, ai pyeti atë nëse i gjykonte njerëzit nga pamja e jashtme.

kelvi

“Bukuria është relative, është me rëndësi të ndjehesh mirë me veten tënde. Mendoj që ka njerëz të bukur, e të shëmtuar që mua më duken të tillë, por s’do guxoja kurrë t’ia thosha këtë gjë, sepse është thjesht përshtypje e imja”, ishin fjalët e Aulonës.

Ndërsa moderatori u shpreh hapur duke thënë se të shëmtuarit janë njerëz të këqij. “Fobia ime më e madhe janë njerëzit e shëmtuar. Ata janë të palumtur dhe janë njerëz të këqij”, tha moderatori shqiptar.

kelvi2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura