Moderatore e “Big Brother Vip?” Ja si përgjigjet Elita Rudi

Jun 25, 2022 | 22:22
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi viteve të fundit ka marrë një pauzë nga profesioni i saj për t’iu përkushtuar fëmijëve.

Ndonëse në ekran nuk ka qenë e pranishme, në rrjetet sociale Elita ka qenë gjithmonë aktive. Ajo publikon shpesh foto dhe video nga përditshmëria e saj, ndërsa nuk  mungojnë as bisedat me ndjekësit në Instagram.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Elita iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. Një prej tyre e ka pyetur se përse nuk e prezanton spektaklin “Big Brother Vip Kosova” që pritet të filloj së shpejti dhe Elita e ka një përgjigje për këtë.

“Sepse është caktuar prezantuesi!”- shkruan Elita.

Gjatë këtij bashkëbisedimi me ndjekësit, njëri i risolli në vëmendje edhe një foto të shumë komentuar duke i thënë se nuk ka nevojë për fotoshop dhe se nuk e ka pritur që ajo ta bënte. Elita në reagimin e saj është shprehur se nuk ka ndërhyrë në fizik, por dora është transformuar nga përpjekja me hequr flokët e rinj.

“Nuk ndërhyjë shumë në foto, edhe kur e shihni aty çrregullimin te dora i bie që kam ndërhyrë në flokë duke tentuar me hequr flokët e reja të pas lindjeve që janë bo si mini shishka e kënaqem krejt sorry”, -shkruan Elita.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura