Modelja suedeze torturohet dhe përdhunohet për 6 muaj

Mar 23, 2015 | 10:10
SHPËRNDAJE

Një modele suedeze 23-vjeçare u lirua nga policia në Milano të Italisë, pasi ishte rrëmbyer, rrahur, torturuar dhe përdhunuar për gjashtë muaj.

Pamje ilustruese nga “Paris Fashion Week”

Keqbërësi, një 42-vjeçar nga Cinisello Balsamo, i cili ishte liruar nga burgu në vitin 2013 pas vuajtjes së dënimit për një incident të njëjtë kundër një vajze 18-vjeçare, u arrestua. Mësohet se e reja është tani në spital, në gjendje shoku dhe e kequshqyer.

Foto ilustruese

Mediat italiane raportojnë se modelja kishte mbërritur në Itali në muajin shtator për të punuar në botën e modës (sapo kishte marrë pjesë në Miss Suedia) dhe ishte kontaktuar në Facebook nga dhunuesi, i cili duke u hequr si menaxher mode i premtonte asaj shërbimeve fotografike dhe pjesëmarrje në pasarela.

Pas takimit me vajzën, 42-vjeçari e kishte bindur modelen ta ndiqte në banesën e tij ku ka nisur ta dhunojë, kërcënojë, torturojë dhe përdhunojë. Bëhet me dije se 42-vjeçari e ka kërcënuar modelen edhe me jetën e familjarëve të saj, nëse ajo do të kundërshtonte.

Kur vajza u shpëtua nga policia, e njoftuar nga fqinjët që kishin dëgjuar ulërimat e 23-vjeçares, nuk ishte në gjendje për të folur për orë të tëra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura