Modelja ruse akuzon direkt Putinin: Donte të më helmonte me bar miu

Sep 19, 2018 | 9:02
SHPËRNDAJE

Një modele ruse akuzon Presidentin e Rusise, Vladimir Putin se ka urdhetuar qe ajo dhe burri i saj te helmoheshin me bar miu.

Ngjarja ka ndodhur ne nje restorant ne Salisbëri të Anglisë, ku 30-vjeçarja Anna Shapiro dhe bashkëshorti i saj, 42-vjeçari Alex King, u sëmurën pasi darkuan në një restorant të dielën.

Mediat e huaja raportojne se Anna tha se burri i saj u rrëzua në tualet dhe ajo e gjeti duke nxjerrë shkumë nga goja.

Ajo ka thene se e gjeti ne rrezik per jeten dhe tashme po lufton ne spital, nderkohe qe ajo ka treguar se vete kishte marre nje pizza, kurse i shoqi prodhime deti.

“Kaluam nje tmerr, por ne ende jemi duke pritur rezultatet e tij të testimit. Jam aq e frikësuar dhe kam dashur të largohem nga Londra, pasi nuk ndihesha e sigurt. Tani kjo ka ndodhur’- tha ajo.

modelja modelja1 modelja2 modelja3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura