Modelja kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim nga aktori i njohur: Më filmoi fshehurazi kur bënim seks

Sep 17, 2019 | 17:39
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur, Kevin Hart, është paditur me 50 milionë dollarë nga një modele. Montia Sabbag pretendon se është “regjistruar në fshehtësi” në një kasetë seksi në 2017 me komedianin.

montia kevin

“The Sun” shkruan se, 28-vjeçarja pretendon se kishte bërë seks me Hart, tri herë teksa ndodhej në një festë me aktorin në Las Vegas në gusht të vitit 2017.

Ajo ka thënë se nuk ia kishte idenë se kishte kamera të fshehura në suitën e aktorit të famshëm, teksa ajo kryente marrëdhënie me të.

Thuhet se npadinë e depozituar modelja e akuzon aktorin për konspiracion dhe mashtrim dhe kërkon që ky i fundit t’i japë 50 mln dollarë.

Ndërkohë videoja 3-minutëshe, ku shfaq modelen të zhveshur, u postua online në shtator të 2017-s.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura