Modelja e njohur i nënshtrohet një operacioni plastik të pazakontë në fytyrë! Ja si duket ajo tani

Sep 15, 2021 | 20:45
SHPËRNDAJE

Chrissy Teigen ka pranuar publikisht se i është nënshtruar një procedure kirurgjike kozmetike. Modelja ka ndryshuar faqet e saj!

chrissy teigen (1)

Teigen publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video, me anë të së cilës tregoi faqet, që tani duken ndryshe. Ajo tregoi për fansat se ka hequr yndyrën prej tyre, shkruan “Page Six”.

Teigen tha se nuk ishte kishte aspak turp të tregonte publikisht se kishte kryer një ndërhyrje.

chrissy teigen (5)

Kjo nuk është hera e parë që Chrissy pranon se i është nënshtruar kirurgjisë plastike. Ajo rrëfeu se ka bërë një liposuksion në sqetull në vitin 2017, për të kontrolluar djersitjen e saj.

Ndërhyrja më bëri të ndihem më mirë kur vishja fustane. Ndihesha më e sigurt. Ishte gjëja më idiote që kam bërë ndonjëherë, por më pëlqen. Nuk jam penduar, sinqerisht,“- rrëfeu ajo atëherë.

chrissy teigen (3)

Po ashtu, modelja ka treguar se ka bërë rritje të gjoksit në fillim të karrierës së saj, por i hoqi implantet në qershor të vitit të kaluar, gjë të cilën gjithashtu e tregoi publikisht.

E pyetur dikur nga gazetarët për ndërhyrjet që ka kryer, Teigen u përgjigj ironikisht: “Gjithçka tek unë është e rreme, përveç faqeve të mia!“.

chrissy teigen (2) chrissy teigen (4) chrissy teigen (6) chrissy teigen (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura