Një modele 28 vjeçare është gjendur e pajetë pranë djalit të saj 2 vjeçar në një plazh.
Holly Capron nga Exeter, Devon u raportua e humbur më 25 nëntor. Fillimisht u mendua se ajo u pa për herë të fundit në zonën Brixham, por trupi i saj i pajetë u gjet më vonë në Gjirin e Shën Marisë.
Miqtë e saj e përshkruanin si të dashur dhe shumë të kujdesshme.
“Ishte plot energji. Ajo gjithmonë qeshte, edhe kur jeta ishte e vështirë për të”, tha 25-vjeçarja Friend Sophie Boëlas për ‘Devon Live”.
Ndërkohë vdekja e saj nuk po hetohet si e dyshimtë dhe se po përgatitet një dosje për këtë rast nga autoritetet përkatëse.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al