Modeli shqiptar baba për herë të tretë, ndan momentin e rrallë nga materniteti

Jul 11, 2020 | 17:43
SHPËRNDAJE

Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e ka ndarë vetë modeli i famshëm.

Me foto nga materniteti duke i prerë kërthizën bebit, ai ka zbuluar se pse datëlindja e vogëlushit është kaq speciale për të.

“Thonë se 3-shi është numri magjik.1: Mamaja e tre fëmijëve të mrekullueshëm gëzon shëndet të plotë. 2: Ardhja në jetë e vogëlushit tim, Zayn Izaak Alia.3: Mamaja ime e ka datëlindjen në të njejtën ditë si djali i vogël. Ju dua të gjithëve. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Alessio në “Instagram”.

Modeli me famë ndërkombëtare jeton prej disa vitesh në Australi, njëkohësisht vendi i origjinës së bashkëshortes së tij. Katherine Carnie është një terapiste bukurie, ndërsa Alessio e ka bërë të qartë se fokusi i tij primar tashmë është familja dhe bizneset.

Alessio dhe Katherine janë prindër të dy djemve e një vajze dhe duken më të lumtur se kurrë.

Ndërkohë që nuk është çudi që në familjen e tyre të vijnë fëmijë të tjerë, pasi në një intervistë për “Panorama Plus”, Alessio rrëfeu se partnerja dëshiron të ketë shumë fëmijë dhe ai ia plotëson dëshirën.

Dhe s’ka faj, pasi fëmijët që sjellin në jetë janë njëri më i bukur se tjetri.

/Panoramaplus.al

  

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura