Modeli i famshëm po planifikon të ketë një fëmijë me gruan e tij 61-vjeçare, pavarësisht diferencës së madhe në moshë

Jan 17, 2022 | 10:13
SHPËRNDAJE

Një grua 61-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, 24 vjeç, kanë njoftuar se po planifikojnë të kenë fëmijën e tyre të parë së bashku përmes një nëne zëvendësuese , pavarësisht diferencës së tyre në moshë.

kuran-61vj

Kuran Mccain dhe gruaja e tij, Cheryl McGregor, nëna e shtatë fëmijëve, shpjeguan se pasi përpjekjet për të mbetur shtatëzanë dështuan për shkak të moshës së saj, ndaj kanë vendosur të kenë një fëmijë nëpërmjet një nëne zëvendësuese po pa përjashtuar as mundësinë e birësimit.

“Ne preferojmë zëvendësimin, megjithatë, kemi parë shumë njerëz të përfshirë në komplikime ligjore shumë kohë pas lindjes së fëmijës. Ne po kërkojmë një zëvendësues të mirë, i cili është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë që të mos ketë asnjë lidhje me fëmijën pas lindjes së tij. Me birësimin, ne jemi duke kërkuar për një fëmijë dyracor, në mënyrë që fëmija të dijë: “Unë kam prindër gjysmë të zinj dhe gjysmë të bardhë”, kështu që ai [ose ajo] do të ndjente se ne jemi prindërit e tij të vërtetë.”, tregon Kuran Mçain.

cifti

Cheryl ka tashmë shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, por çifti tha se “ndihen se meritojnë fëmijët e tyre”.

“Ne u martuam në shtator të vitit 2021, dhe u bënë disa muaj që jemi gati të krijojmë një familje. Cheryl është 61 vjeç dhe ka shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë.”, u shpreh 24 vjeçari.

Duke qenë se Cheryl është shumë më e vjetër se McCain, ata janë të vetëdijshëm se ky i fundit mund të detyrohet të rrisë fëmijën e tyre i vetëm madje thanë se janë të përgatitur për këtë gjë.

“Ne e kuptojmë se unë mund të mos jem për aq kohë sa është Kurani, por kam besim në të. Ai do të jetë një baba i shkëlqyer, ai është një i rritur i përgjegjshëm. Familja jonë është gjithashtu shumë mbështetëse për vendimin tonë për të pasur fëmijë, edhe pse në fillim ata hezituan për të njëjtat arsye. Megjithatë, tani pesë nga fëmijët e mi e kanë pranuar këtë ide dhe vjehrra ime dhe unë bëjmë video së bashku.”, shpjegoi 61 vjeçarja.

cifti1

Kuran Mçain dhe gruaja e tij, Cheryl McGregor, nëna e shtatë fëmijëve,  u takuan për herë të parë në vitin 2012 ndërsa të dy punonin në të njëjtin vend, kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Ndienjat romantike lulëzuan shumë kohë më vonë pas takimit të tyre të parë. Ata u ritakuan në vitin 2020 kur Quran pa Cheryl-in duke punuar si arkëtare në një dyqan. Ata u martuan vitin e kaluar dhe tani janë gati të zgjerojnë familjen.

Cheryl dhe Kurani rrefyen ndër yë tjera se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe ata kanë kimi të madhe pavarësisht se ai është më i vogël se një nga fëmijët e gruas së tij dhe ajo është vetëm gjashtë vjet më e vogël se gjyshja e tij.

Menjëherë pasi çifti filloi të takohej, ata filluan të postojnë video të tyre në TikTok dhe tani janë bërë viralë në platformë për shkak të diferencës së tyre në moshë. Dasma e tyre intime u transmetua drejtpërdrejt në aplikacion dhe u shikua nga mijëra fansa të tyre. Dyshja krijoi gjithashtu një llogari “Only Fans” për përmbajtjen për të rritur.

cifti2

Cheryl dhe Kurani tregojnë se marrin shumë urrejtje në mediat sociale për shkak të marrëdhënies së tyre, por kjo nuk i pengon ata.

“Njerëzit në rrjetet sociale kanë shumë urrejtje për ne, ata thonë se jam i martuar me gjyshen time. Unë nuk jam, ajo është më e re se gjyshja ime, nuk dallojmë nga asnjë çift tjetër, dashuria është dashuri. Pavarësisht se çfarë thonë apo bëjnë, nuk mund të na dëmtojë. Ne jemi të lumtur dhe pavarësisht se çfarë thonë ata, ne nuk do të shmangemi nga kjo.”, tha bashkëshorti i të moshuarës.

Ai shtoi gjithashtu se asnjë nga familja e Cheryl-it nuk e ‘pranonte’ lidhjen e tyre në fillim.

“Të gjithë menduan se po bënim shaka ose mendonin se të gjitha ishin lojëra. Disa nga shtatë fëmijët e saj u kthyen kundër saj për shkak të lidhjes së saj me një burrë më të ri dhe me ngjyrë. Ajo ishte shumë e lënduar. E lëndoi sepse i rriti që të mos ishin të tillë.”

Megjithatë, kjo nuk i ndau. Cheryl përfundoi: “Mos kërkoni dashurinë sepse ajo do t’ju gjejë, sepse unë nuk po kërkoja dashurinë dhe ajo më gjeti dhe është e mahnitshme”.

cifti3cifti4cifti5cifti6cifti7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura