Mocioni i Gruevskit, a do të rrëzohet sot qeveria e Zaev?

Apr 11, 2018 | 9:34
SHPËRNDAJE

Kuvendi sot do të diskutojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. VMRO-DPMNE-ja pret që mosbesimi të votohet nga shumica e deputetëve. Me këtë iniciativë, partia e Mickoskit edhe zyrtarisht kthehet në Kuvend.

parlamenti maqedonas 2

LSDM-ja, iniciativën për mocion mosbesimi e sheh si mundësi për të treguar të arriturat e deritanishme të Qeverisë.

Në përmbajtjen e iniciativës së opozitës, e firmosur nga 41 deputet përmendet mos rritja e BPV-së, rënia ekonomike, ngecja e reformave në gjyqësor si dhe qasja sipas tyre, jo transparente e Qeverisë në negociatat më Greqinë.

Në iniciativë është kritikuar edhe puna e të gjithë ministrave aktual. Deputetët që kanë parashtruar mocionin, kanë të drejtë fjale më shumë se një herë, ndërsa radhitja e tyre për fjalë bëhet në bazë të koordinimit me kreun e Kuvendit.

Seanca për mocionin e besimit duhet të mbarojë deri në mesnatë. Mos besimi votohet me shumicë të thjeshtë./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura