VIDEO- Mobilizimi i RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” arrestojnë në flagrancë 29 persona. Në të gjithë vendin janë ngritur 83 pika kontrolli dhe…

Sep 20, 2020 | 14:12
SHPËRNDAJE

Plot 29 persona janë arrestuar në flagrancë nga ana e policisë gjatë aksioneve në të gjithë vendin ku u përfshinë forcat RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat”.

Policia thotë se në të gjithë vendin, janë ngritur 83 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Njoftimi:

Në të gjithë vendin ka vijuar zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e  masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe  vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar tre armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i mbanin drejtues mjetesh me vete,  si dhe sasi të vogla lëndë narkotike  kanabis e doza me heroinë e kokainë.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 29 shtetas, janë proceduar penalisht 6 të tjerë, si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin   79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin .

Operacioni vijon.

Policia e Shtetit fton qyetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura