Mjeku urolog: Infeksionet urinare te gratë dhe rreziku i përsëritjes, si ti parandaloni

Nov 13, 2018 | 15:41
SHPËRNDAJE

kim-drasa-mjekInfeksionet e traktit urinar të përsëritura (UTIs) konsiderohen një ndër infeksionet bakteriale me tepër të zakonshme të ndeshura nga gratë. Sipas mjekut urolog prof.dr Kim Drasa, 6 nga 10 gra përballen me këtë problem në mënyrë të përsëritur.

“Pothuajse 50% deri 60% e grave zhvillojnë një infeksion të traktit urinar përgjatë jetës së tyre, me 1/3 e grave të cilat paraqesin, të paktën një episod të UTI që nga mosha 26 vjeçe. Një UTIs i përsëritur (recurrent) është gjerësisht i përcaktuar sikundër më tepër se dy episode të UTI të pakomplikuara, brenda 6 muajve ose në përcaktimin tjetër: më tepër se tre UTI brenda 12 muajve.

Afërsisht, 20-30% e grave me një episod të UTI do të kenë një episod të mëtejshëm dhe 25% e këtyre rasteve do të zhvillojnë UTI të përsëritura (rUTIs). Escherichia coli si një uropatogen (shkaktar patologjie urinare) është patogeni përgjegjës për shkaktimin e 70-95% të infeksioneve të traktit urinar sporadike dhe të përsëritura”, pohon doktori. Sipas tij, infeksionet e përsëritura të traktit urinar te gratë paraqiten si irritim nervor, lodhje dhe paaftësi për t’u përqendruar.

Të dhënat tregojnë po ashtu se problemet urinare dhe seksuale janë shpesh sëmundje bashkëshoqëruese, pasi në jo pak raste simptomat urinare mund të shoqërohen me disfunksion seksual dhe bezdi seksuale. Të dhënat kërkimore kanë dalë në përfundimin se ato gra, të cilat kishin kaluar infeksion të traktit urinar në mënyrë të përsëritur ishin më të predispozuara për të shfaqur shqetësime gjatë kontaktit seksual.

urina-e1479289609292“Mbi bazën e një studimi, i cili ka vënë përballë gratë me infeksion të traktit urinar dhe ato me infeksion të përsëritur ka rezultuar se 86.5% e këtyre të fundit vuanin nga rUTIs të shkaktuara nga uropatogeni Eschericia coli Grate me rUTIs, shumë shpesh treguan se kishin pasur një histori të konstipacionit, ishin më shpesh duhanpirëse dhe nuk kishin lidhje seksuale të qëndrueshme (ndërronin shpesh partnerin). Gratë me rUTIs treguan se ishin më të dëmtuara nga aftësia seksuale. Gratë me dëmtim seksual paraqisnin dhimbje gjate kontaktit, ulje te lubrifikimit vaginal dhe ulje të kënaqësisë (arousal)”, shton mjeku urolog prof. dr. Kim Drasa.

Duke u fokusuar te gratë me infeksion të traktit urinar të përsëritur u pa se mosha, simptomat urinare, pasja më tepër se e 6 episodeve të infeksionit në harkun e një viti çonin në shqetësime seksuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura