Mjeku shqiptar ngre alarmin: Ja “sëmundja e pestë” që po qarkullon në vendin tonë krahas fruthit e variçelës

Jun 20, 2018 | 11:54
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka bere edhe nje here thirrje per prinderit qe te jene te kujdesshem me femijet e tyre per shkak se krahas fruthit e variceles, eshte edhe semundja e peste “e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj”, thote ai ne nje postim ne rrjetet sociale.

JA REAGIMI I PLOTE

fruth

RIKUJTESË: Ndërkohë me Fruthin, Varicelan, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto semundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njejtin mendim me mua, sikunder edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme…..Arësyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtëme është mëse e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, DUHET të kenë njohuri për këtë dukuri të Shëndetit tone Publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë….SËMUNDJA e PESTË mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit…Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjeksore është një dukuri e përditëshme…..

tritani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura