Mjeku shqiptar në Gjermani: Ndryshoni urgjentisht protokollet anti-COVID. Kujdes këto barna, mund të jenë vdekjeprurëse

Mar 5, 2021 | 20:42
SHPËRNDAJE

Drilon Çupi, specialist i mjekësisë dhe urgjencës në Gjermani që ndodhet në vijën e parë të rrezikut në betejën me koronavirusin u shpreh se protokollet e mjekimit anti-covid në Shqipëri duhet të ndryshohen.

mjeku

Në përcaktimin e protokolleve ka pasur konfuzion. Protokolli i Shqipërisë ka nevojë urgjente për ndryshim dhe update. Protokolli duhet të hartohet nga ekspertët. Duhet një rifreskim për trajtimin ambulator dhe spitalor” tha ai.

Më tej, ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë, por vetëm të huazojë në rregull. “Shqipëria nuk pritet që të bëjë kërkime shkencore, terapitë janë gati, mjafton që ministria të marrë protokollet e vendeve më të zhvilluara ti njësojë.

Urat lidhëse, unë personalisht i kam pasur, por për trajnimin online problemi ka qenë që aktualizimi dhe saktësimi i protokollit që është në Shqipëri, që nuk është pranuar dhe kjo bëhet fjalë që nga muaji nëntor dhe nuk ka pasur një urë lidhëse nga kanal zyrtar” tha ai.

Mjeku u bëri apel shqiptarëve që të mos përdorin këto ilaçe pa rekomandim. “Ka mbi trajtime, abuzime me përdorimin e antibiotikëve dhe anti-viralëve. Protokolli duhet të ketë fuqi ligjore, nëse pacienti me mjekun ka konflikt juridik, ka një referencë zyrtare kush ka të drejtë dhe kush ka gabuar. Kortizonikët jepen vetëm në trajtimin spitalor, nuk i japin mjekët e familjes.

 Përdorimi i tyre është shumë i rrezikshëm. Kortizonikët frenojnë sistemin imunitar dhe organizimi është më i rrezikuar nga covid dhe viruse të tjera, prandaj duhet të përdoret vetëm kur plotësohen kriteret. 
Antibiotikët janë të rrezikshëm pasi me kalimin e kohës krijojnë rezistencë ndaj baktereve të tjerë, shkatërron edhe mikrobet e “mira” që jetojnë në rrugët e aparatit tretës që na ndihmojnë për tretjen dhe jashtëqitjen.

Anti-viralët mund të krijojnë reaksion alergjik vdekjeprurës, mund të krijohen dëmtime në mëlçi dhe veshka. Kjo është edhe për holluesit e gjakut, mos i përdorni pa miratimin e mjekut mund të sjellë hemorragji, gjakderdhje” tha ai në një intervistë në ABC

Në fund mjeku tregoi edhe pasojat që lë COVID-19 për ata që e kanë kaluar në gjendje të rëndë.

COVID lë pasoja te pacientët që janë në stadin kritik, në oksigjen, këta pacientë rreth një vit pas sëmundjes kanë pasur debulesë, mosmbushje mirë me frymë edhe pse pulmonet kanë qenë në rregull, por nga ana funksionale ka pasur çrregullim. Trajtimi më i mirë është parandalimi” përfundoi ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

  1. Hera e pare qe lexoj nje artikull qe ka kuptim dhe thote nje te vertete te madhe: ate qe trajtimi i pacinteve ne shqiperi eshte mesjetar. Respekte ketij doktori te ri dhe akoma te panjohur qe po ben nje gje qe ne te tjeret kemi ngurruar ta bejme. Ai me kuraje po del dhe ngre zerin kunder unisonit te mediokritetit te mjekesise sone provinciale.

Comments are closed.