Mjeku seksolog: Orgazma, mos u dekurajoni nëse…     

Apr 2, 2018 | 13:34
SHPËRNDAJE

NGA KIM M.DRASA

Orgasma eshte nje ndodhi ne te dyja gjinite njerezore: Burrat & Grate.

Orgazma tek burrat eshte nje ndodhi kompleks, ndjeshmeri subjektive, e shprehur me kenaqesi dhe manifestohet nga variante te ndryshimit trupor. Ejakulacioni (derdhja jasht e spermes) eshte shprehja me e dukshme dhe e besueshme, e nje orgazme mashkullore. Orgazma dhe ejakulacioni ndodhin simultanisht (te dyja ne te njejtin moment), ne pjesen me te madhe te rasteve. Duhet te dihet se ejakulacioni nuk shoqerohet gjithmone me orgazem. Ka evidencime te ndarjes se ketyre fenomeneve, ejakulacionit dhe orgasmes. Ky kondicion patologjik ka disa variante dhe keto jane:

kim drasa

  1. Orgazem pa ejakulacion (del vetem lengu seminal- ekspulsion seminal) eshte zakonisht e zakonshme ne preadoleshence dhe ne disa adulte. Ka shume djem te moshave si me siper qe “shesin mendje me shoket” se gjoja mbreme paten 10 here derdhje sperme (prishje sic quhet ne popull). Keta realisht nuk nxjerrin sperme por leng seminal (leng qe prodhohet ne gjendrat seminale- lengu ku rine spermatozoidet). Pacientet paraplegjik mund te kene orgazme ose sensacion orgazme, pa ejakulacion dhe reflex- ejakulacioni, pa ndonji sensacion orgasmik.
  2. Sensacion orgasme disa sekonda pas ejakulacionit pra orgasme e vonuar (delayed orgasme).
  3. Anhedonic- ejakulacion pa orgasme ne zonen genital (zona ku jane organet genitale).
  4. Multi- orgasmic ejakulacion eshte i mundur, ne disa meshkuj potent (personalisht).
  5. Keto dy cregullime ndodhin simultane, ne pjesen me te madhe te pacienteve.

Ejakulacioni i vonuar eshte percaktuar si nje cregullim, njekohesisht i ejakulacionit dhe orgasmes.

           ANHEDONIA

Ky term i referohet pamundesise per te shprehur kenaqesi gjate nje aktiviteti, i cili normalisht konsiderohet si kenaqesi.

Njerezit me Anhedonia Orgasme (nuk kane kenaqesi orgasmike) jane te pa afte te ndjejne kenaqesi kur ata jane ne Climax (kulmi kenaqesise sexuale). Ky defekt madhor nuk ndikon ne pengimin e kryerjes se maredhenies sexuale. Njerezit me kete defekt te ralle, e ndiejne nevojen trupore per te bere seks. Burrat e kane akoma ejakulacionin (nxjerja e spermes), si dhe grate ende e dine (mendojne) se po arrijne ne orgazme. Ndryshimi ketu eshte se ata/ato nuk ndjejne kenaqesi seksuale. Kjo ndodhi mund te jete komplet e demshme per ciftin. Njerezit me Anhedonia Orgasmike (pa kenaqesine orgasmike) mund te ndihen te zene ngushte pra ne pozicion te veshtire ose ndihen sikur ata/ato jane te humbur, te perjashtuar nga jeta seksuale. Partneri/partneria mund te ndihen si te pa pershtashem, sikur jane duke bere dicka te gabuar gjate maredhenies sexuale pra nuk e kuptojne se fajin e ka partneri/ria dhe gabimisht ia hedhin fajin vetes se tyre.

Ekspertetet mendojne se Anhedonia orgazmike ndodh nga nje çregullim neurokimik ne tru, vecanerisht nga Dopamine (hormone i kenaqesise seksuale). Pacientet mund te marrin stimulus seksual por ka nje stakim (shqitje=thyerje te lidhjes) midis ndjeshmerise dhe pjeses se trurit, e cila e njeh kete ndjesi si kenaqesi seksuale. Kjo tregon qe Anhedonia orgazmike eshte e lidhur me problem psikologjike sic jane: Depresioni ose joshja. Gjithashtu, kjo patologji mund te lidhet (shkaktohet) nga: medikamentet, niveli i larte i Prolactines, niveli i ulur i Testosteronit ose nga kondicione fizike sic eshte demtimi i kordes spinale. Neqoftese shkaktaret e kesaj patologjie mund te identifikohen, atehere trajtimi i shkakut mund te zgjidhet. Disa here kombinimi i trajtimit me medikamente dhe seks terapi eshte i nevojshem.

Pacientet (burra), te cilet kane kete patologji, duhet patjeter te kerkojne ndihme mjekesore, te specializuar, ne shkallen me te larte profesionale (te vine tek ne, ne kliniken”VITAL 1”) dhe jo ta shikojne si TABU.

 

ANORGASMIA, mungesa e orgazmes tek burrat, percaktohet nga pamundesia per te ndjere kenaqesi subjektive, shoqeruar nga derdhja (emision) e lengut seminal, mbas nje foreplay- coreplay te menjereshme. Orgazma normalisht duhet te ndodhi nga 4’-10’, mbasi ka ndodhur intercourse (futja e penisit ne vagine). Meshkujt, te cilet kane vonese te ejakulacionit e orgazmes, me vone se 25’ ose 30’ si dhe ata burra, te cilet thjesht raportojne- nderprerje te aktivitetit seksual per shkak te lodhjes ose acarimit, duhet te klasifikohen me kete diagnose patologjike.

Etiologjia e problemeve orgazmike perfshihen sipas frekuences se shkaqeve: mosha, ilacet, psikologjike, organike. Humbja e ndjeshmerise seksuale eshte ne raport te drejte me rritjen ne moshe, pra sa me shume rritesh ne moshe aq me teper ulet deri sa humbet fare ndjeshmeria seksuale.

Prevalenca (ndodhia) e mungeses se orgazmes, tek burrat, rritet me rritjen ne moshe, konkretisht prej 15%, ne burrat me moshe nga 57- 65 vjec, deri ne 33%, ne burrat me moshe, nga 75-85 vjec.

Parathenie: Orgazma ne qeniet njerezore, tek femrat eshte piku i nje sensacioni (ndjeshmerie) kalimtar, te nje kenaqesie intensive, duke krijuar nje gjendje te ndryshuar te koshiences (ndergjegjes), zakonisht me nje inciative te shoqeruar me tkurrjen ritmike te pavullneteshme te muskulatures se strijuar te bacinit (legenit), shpesh me kontraktimet shoqeruese te mitres dhe anale si dhe myotonia (pafuqia muskulare), e cila shkakton (vendos) vazo kongjestionin( mbushjen me shume gjak te arterieve) seksuaklisht te detyruar dhe zakonisht me cuarjen e femres ne nje qenie dhe kenaqesie te mire. Orgazma femerore mund te shkaktohet nga nje stimulim erotik, ne zonen genital si dhe jo-genitale. Orgazma mund te ndodhi edhe gjate gjumit, pra nuk ka nevoje qe njeriu te jete me vetedije pra me koshience.

Mungesa e orgazmes eshte problemi i dyte seksual, me i zakonshem tek femrat, duke prekur me teper se 20% te femrave. Instituti i Shendetit Publik, ne USA, gjeti se midis 1.749 femrave, 24% e tyre raportuan – mungese te arritjes ne orgazme. Si gjithmon ne statistikat per seksin, se eshte akoma tabu edhe ne rastin e statitikave per rastet qe nuk kane orgasme, jane pare me reserve sepse nje pjese e madhe e grave akoma vazhdojne te mos tregojne te verteten.

Anorgasmia (mungesa e orgazmes) mund te ndahet ne dy variante: 1) Primare-ne te cilen, nje grua kurre nuk ka patur orgazme. 2) Sekondare- ne te cilen, nje grua aktualisht, paraqet mungese orgazme por ne te kaluaren e saj, ka patur normalisht-orgazme. Gjithashtu, orgazma sekondare, mund te klasifikohet si nje situacion (gjendje), kur nje grua arrin ne orgazme kur masturbohet por nuk arrin ne orgazme, me nje partner, pra gjate aktit seksual.

 

FAKE ORGASME

Sa shpesh duhet te bejme nje “FAKE ORGASME” dhe pse duhet ta bejne njerezit atë?

Fake Orgasme eshte falsifikimi (imitimi) i orgazmes pra ben sikur arrin ne orgazme reale, per mos tu turperuar para partnerit/partneres.

Burrat dhe grate, sebashku pretendojne te kene orgazma dhe praktikisht FAKE (Mashtrim) Orgasme eshte e zakonshme. Studimet sygjerojne qe grate jane me teper te dhena pas seksit sesa jane burrat. P.sh nje studim i publikuar ne vitin 2009, ne revisten e kerkimeve shkencore per seksin, raportoi se midis nje grupi studentesh (ne kolegje), 25% e meshkujve dhe 50% e femrave,  kane pretenduar se arrijne ne orgazme. Midis pjesemarresve ne studim, te cilet kishin patur intercourse vaginale (futja e penisit ne vagine), 28% e meshkujve dhe 67% e femrave deklaruan se ata/ato kishin falsifikuar sikur kishin aritur ne orgazme. Femrat shpesh falsifikojne orgazmen, bile ato me mashtrueset sepse e kane shoqeruar edhe me ze sikur i korrespondon orgazmes, pra bejne sikur renkojne nga kenaqesia ose per ta bere sa me reale ato gulcojne me zerin e tyre. Ato, femrat mund te marrin fryme shume shpejt ose bejne levizje, ne te atille menyre, saqe e bejne partnerin e tyre, te besoje vertet se partnerja e tyre, ka arritur ne kulmin e kenaqesise seksuale.

Meshkujt tipikisht ejakulojne (nxjerrin spermen), kur arrijne ne orgazem, pra gjithmon e njejte por duke falsifikuar ne menyren sikur arrin ne orgazme, duke e bere qe ky falsifikim te jete me sfidues. Mirepo, neqoftese nje mashkull, i cili perdor prezervativ (condom), ai mund te jete ne gjendje ta rregulloje ate perpara se partnerja e tij ta kuptoje se ai nuk ka arritur kulmin (climaxin) e kenaqesise.

Burrat dhe grate, paraqesin (citojne) shume arsye se pse ata/ato detyrohen te falsifikojne (mashtrojne) sikur arrijne ne orgazme. Disa here, ata/ato pothuaj deshirojne qe takimi per maredhenie seksuale, te mbaroje sa me shpejt, vecanerisht kur e dine mire se ata/ato nuk arijne dot realisht ne orgazem, ne kulmin e kenaqesise (libido).

Njerezit shpesh kane ne mendje ndjenjat e partnerit/partneres se tyre kur ata/ato falsifikojne orgazmen. Meshkujt duan qe partnerja e tyre, te mendoje se ata po gezojne eksperiencen e tyre, per tu kenaqur sa me shume, duke arritur deri ne kulmin e kenaqesise seksuale ose ata mund te duan te evitojne berjen e partneres se tyre, qe ajo te ndihet e papershtashme ose e shqetesuar, ne ankth rreth performances te heres se meparshme kur paten maredhenie sexuale.

Disa cifte heteroseksuale (normale: mashkull-femer) ndjejne se ka nje sekuence (shfaqje) te duhur per orgazem, me grate te cilat arijne te parat ne kulmin e kenaqesise pra kur parteneri i tyre, nuk ka arritur akoma ne orgazem. Keshtu nje grua mund te falsifikoje orgazmen e saj per te ndjekur kete sekuence, bile neqoftese ajo e ndjen se ajo vete do te arrije, aktualisht-realisht, ne orgazme, brenda nje kohe me te shkurter sesa partneri i saj.

Ekpertet e seksit dhe une personalisht kemi zbuluar: disa gra, te cilat falsifikojne orgazmen, e bejne kete mashtrim sepse ky veprim i ben ato me teper te eksituara dhe ky veprim i con drejt nje kenaqesie-satisfaksioni seksual, me te forte se heret e tjera kur nuk aplikojne kete falsifikim te orgazmes.

Shume cifte mendojne qe orgazma eshte nje qellim, e cila do te arrihet ne fund te nje marredhenie seksuale dhe neqoftese orgazma per fat te keq nuk do te ndodhi, ata/ato e kane ndier kenaqesine seksuale, ne disa menyra te tjera.

Perfundimisht: duhet te dini qe orgazma eshte nje proces kompleks, e cila mund te mos ndodhi, cdo here qe njerezit kryejne maredhenie seksuale, te plote, pra ndodh Intercourse (futja e penisit normalisht ne vagine). Duke u fokusuar ne intimitetin e perbashket dhe jo patjeter ne nje climaks (kenaqesi) te madh mund ta bejne seksin me teper te plote permbushur, per te dy partneret. Sqaroj se sikur njeri partner nuk ka mundesi te arrij rregullisht ne orgazem atehere kjo ka nje mundesi per ciftin, te cilet duhet patjeter te diskutojne lirshem midis tyre, pa tabu, se cfare ju pelqen atyre dhe per me teper duhet te eksperimentojne me variante te tjera seksuale, te cilat nuk i kane praktikuar me pare.

Konkluzioni: Kjo tregon se edhe ne rastet njerezore, te cilet/cilat kane fatin e keq qe nuk arrijne normalisht ne orgazem, duhet patjeter qe cdo femer/mashkull, nuk duhet te dekurajohen por duhet te kryejne maredhenie seksuale. Kjo duhet te ndodhi sepse edhe ndjenja qe po ben seks, te jep kenaqesira, te cilat te permiresojne gjendjen trupore si dhe cilesine e jetes.

(Ps. Per cdo sqarim ju pres ne kliniken “VITAL”1. Cel: 068 60 79 199).

*Prof. Dr. Kim M.DRASA, MD, PhD. Urolog & Sexolog, ( Klinika VITAL 1).

PRESIDENTI Shoqates Urologeve&Sexologeve“MAKSUT DRASA”,(AUSA).

Anwtar “Post-Finasteride Syndrome Foundation”, (Media Awarteness- New Jersey).

Antar Shoqates Amerikane Urologeve (AUA).

Antar Shoqates Mjekesise Sexuale Europiane & Boterore, (ESSM & ISSM).

“SEXUAL HEALTH is BAROMETTER of the BODY”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura