Mjeku në Mbretërinë e Bashkuar humb jetën nga koronavirusi, drejtori mjekësor kombëtar: Një kujtesë e ashpër për të gjithë, duhet ta marrim seriozisht këtë krizë

Mar 29, 2020 | 21:04
SHPËRNDAJE

Një mjek në Mbretërinë e Bashkuar është një ndër 1228 viktimat nga koronavirusin, ndërsa u nda nga jeta ditën e sotme.

Vdekja e Amged El-Haërani, u konfirmua pak para konferencës për shtyp të së dielës në Mbretërinë e Bashkuar.

7747995d-76a6-4923-9900-f62bf7bc7edc

Në një deklaratë, familja e tij tha se ai ishte “tepër i fortë” dhe “i dhembshur”.

Kolegu i tij Gavin Boyle, shefi ekzekutiv në Spitalet Universitare të Derby dhe Burton (UHDB), tha se ai ishte “i njohur për përkushtimin ndaj pacientëve të tij” dhe se vdekja e tij e kishte lënë stafin e spitalit “të pikëlluar në mënyrë të dëshpëruar”.

Drejtori mjekësor kombëtar i NHS, Profesori Stephen Poëis tha se vdekja e tij ishte “një kujtesë e ashpër për të gjithë vendin që të gjithë duhet ta marrim seriozisht këtë krizë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura