Mjeku i prekur nga koronavirusi/ Reagon ministrja Manastirliu dhe tregon gjendjen e tij shëndetësore

Mar 31, 2020 | 22:48
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi që mjeku në pension, Prof. Dhimitër Kraja është prekur nga koronavirusi.

dhimiterkraja

Me anë të një postimi, ministrja sqaron se gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor.

Postimi i Manastirliut:

Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!

I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte❗

Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi.

#FORCA Doktor Luli

#JEMIMETY??

U rikthye për të shërbyer në Spitalin Infektiv pas daljes në pension, mjeku i njohur preket nga koronavirusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura