Mjeku i njohur publikon studimin: Vaksina ruse më e efektshme se Pfizer për të neutralizuar variantin Omicron

Jan 26, 2022 | 11:05
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim, sipas të cilit vaksina ruse Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron.

koronavirusiomicron

Studimi, i cili është bërë publik në datën 19 janar tregon se pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë, studiuesit vunë re se gjashtë muaj pas vaksinimit, 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron, ndërsa 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

“Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer: Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve”

STUDIMI I PLOTE I PUBLIKUAR NGA ALIMEHMETI

❗ “Kërkimi shkencor do të thotë të shohësh atë çka ka parë gjithkush dhe të mendosh atë që s’ka menduar askush.”

Cit.: Prof. Albert Szent-Györgyi (Nobel 1937)

? Kundrejt vaksinës Pfizer, vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron!

? Studimi i prepublikuar më 19 Janar 2022 është kryer nga dy institute kërkimore prestigjioze:

?? Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” (Itali) dhe

?? Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” (Rusi).

? Pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë dhe vëzhgimit se si ndryshon niveli i tyre në kohë, studiuesit vunë re se:

? Gjashtë muaj pas vaksinimit:

? 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

? 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.

? Rënia e antitrupave ndaj variantit Omicron në krahasim me variantin origjinal (Ëuhan-Hu1) ishte:

? 8.1 herë rënie te personat e vaksinuar me Sputnik V, kundrejt

? 21.4 herë rënie te personat e vaksinuar me Pfizer.

? Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer:

? Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total

? Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve.

? Përfundimet e autorëve:

? Ulja e antitrupave neutralizues kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID-19, disa prej të cilave nuk demontrojnë fare neutralizim.

? Sot duket se nevoja për dozat e treta (booster) duket qartë.

? Qasja më efektive është përdorimi i vaksinimit me booster heterolog, që është përdorur në mënyrë pionere nga Sputnik V.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura