Mjekja Albana Daka: Menopauza e ushqyerja e shëndetshme

Mar 30, 2017 | 10:03
SHPËRNDAJE

Me kalimin e viteve nisin të shfaqen edhe sëmundjet. Për gratë, problemet me shëndetin zakonisht fillojnë në kohën e menopauzës. Albana Daka, mjeke laboratori, njëherazi edhe nutricioniste, thotë se në këtë periudhë rritet risku për shfaqjen e sëmundjeve kronike. “Menopauza është një dukuri normale që ndodh në një moshë të caktuar për çdo femër dhe fillimin e ka në kohën e periodave tuaja të fundit.

download (5)

Teksa nivelet e hormoneve ulen, mund të jetë e vështirë për ju mbajtja e një peshe të qëndrueshme dhe rrjedhimisht rritet risku i sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit”. Ndaj, edhe ndjekja e një dietë të shëndetshme që përfshin me pak kalori dhe ushqime të pasura me vlera ushqyese, sipas mjekes, mund t’ju ndihmojë shumë në këtë aspekt. “Ekzistojnë një sërë faktorësh risku dhe simptomash të lidhura me moshën dhe menopauzën, që nuk mund të ndryshohen. Por ushqyerja e shëndetshme mund të ndihmojë të parandalohen apo të lehtësohen disa sëmundje, të cilat mund të zhvillohen gjatë dhe pas menopauzës”. Në vijim janë disa këshilla lidhur me regjimin ushqimor që rekomandohet.

REGJIMI USHQIMOR

Gjatë menopauzës hani një shumëllojshmëri ushqimesh për të marrë të gjithë elementët ushqimorë që ju nevojiten. Duke qenë se dietat e femrave shpesh janë të varfra në hekur dhe kalcium është mirë të merrni mjaftueshëm kalcium. Hani dhe pini dy deri në katër porcione produktesh bulmeti dhe ushqime të pasura me kalcium çdo ditë. Kalciumi gjendet në produktet e bulmetit, peshk (sardele, salmon) brokoli dhe bishtajore. Synoni të merrni 1.200 miligramë në ditë. Shtoni sasinë e hekurit. Hani të paktën tri porcione me ushqime të pasura me hekur çdo ditë.

5547887

Hekuri gjendet në mishin e kuq të viçit, peshk, vezë, perime me gjethe jeshile, arra dhe prodhimet e grurit. Sasia e rekomanduar ditore për hekur te gratë e kësaj grupmoshe është 8 miligramë në ditë. Merrni mjaftueshëm fibra. Konsumoni ushqime të pasura me fibra të tilla si: bukë me grurë të plotë, makarona, oriz, fruta të freskëta dhe perime. Gratë duhet të marrin rreth 21 gramë fibra në ditë.

Hani fruta dhe perime. Konsumoni të paktën një kupë e gjysmë fruta dhe dy kupa perime çdo ditë. Në menopauzë është e rëndë- sishme të ndiqet një plan ushqimor i pasur me estrogjen. Limitoni konsumin e alkoolit, kafeinës dhe ushqimeve pikante, të cilat mund të përkeqësojnë afshet e nxehta që ndieni herë pas here.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura