Mjekët vdiqën gruan e Alban Hoxhës, shpërthimi i nënës ndaj gjykatësve

Dec 21, 2016 | 20:58
SHPËRNDAJE

Teksa brenda sallës së gjyqit nuk reaguan, kur gjykata shpalli fajtorë dy mjekët për neglizhencën që shkaktoi vdekjen e gruas së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, jashtë gjykatës nëna e viktimës ka shpërthyer në lot e ulërima.

dorjana

Duke mos e mbajtur dot veten për dhimbjen e madhe që iu rikthye edhe në këtë proces të padrejtë sipas saj, ajo ka shpërthyer në ulërimë, duke akuzuar këtë radhë jo vetëm mjekët, por edhe gjykatësit, raporton “Panorama”.

Familjare jashte salles se gjyqit, duke mbajtur nenen e Dorjanes
Familjare jashte salles se gjyqit, duke mbajtur nenen e Dorjanes

“Kriminelë. U tallën me ty, të vranë për së dyti”- ulërinte mes lotësh nëna e viktimës.

Dy mjekët e akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” ndaj Hakës, bashkëshortes së futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha, janë kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba.

Një ditë para seancës babai i Dorjana Hakës, lëshoi apel për drejtësi, duke kërkuar dënim shembullor për mjekët.

Por sot gjykata i shpalli fajtorë mjekët duke i dënuar me nga 400 mijë lekë gjobë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura