Mjekët takim në Kryeministri/ Manastirliu: Kemi vullnet ë plotësojmë kërkesat e bluzave të bardha

Sep 24, 2020 | 9:48
SHPËRNDAJE

Duket se qeveria dhe sindikata e mjekëve kanë arritur një dakordësi. Pas një takimi që zgjati rreth një orë e 30 minuta u bë e ditur se janë arritur bazat e para të bashkëpunimit.

Manastirliu takim me mjeket-protesta (5)Përfaqësuesi i sindikatës, Gentian Stroni bëri të ditur në një komunikim për mediat se kërkesat e tyre janë vlerësuar si të drejta nga ana e qeverisë. Javës tjetër tha ai do të ngrihen grupet e punës.

Nga ana e saj ministrja e Shëndetësisë tha se është një rrugë e gjatë, ndërsa bëri të ditur se do t’i dëgjojnë dhe do ti marrin mendim mjekeve dhe ata do të vendosin për të ardhmen e tyre për pikat që kërkojnë.

Ministrja tha se çështjet e tyre do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla. Sipas saj janë çështje që adresojnë situata të ndryshme dhe kërkojnë ekspertizë jo vetëm të brendshme, por edhe ndërkombëtare.

“Ne kemi diskutuar shumë për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë. Kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të gjitha kërkesat e sindikatës. Kemi vendosur që tryezat e punës të fillojnë nga java që vjen. Ura e komunikimit me mjekët është një urë e konsoliduar. Mjekët dhe infermierët e kanë shtëpinë e tyre, ministrinë ë shëndetësisë. Forca jonë më e madhe janë mjekët dhe infermierët. Do ti dëgjojmë do ti marrim mendim dhe ata do të vendosin për të ardhmen e tyre për pikat që ata kërkojnë.

Janë çështje që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla. Janë çështje që adresojnë situata të ndryshme. Kërkojnë ekspertizë jo vetëm të brendshme, por edhe ndërkombëtare.

Platforma e bashkëpunimit që ne e kemi të ngritur, ndryshimet në kodin penal janë realizuar dhe kjo është bërë falë vullnetit të qeverisë. Ne kemi vullnet ë plotësojmë kërkesat e mjekëve. Do të vijojmë të punojnë për të mirën e qytetarëve /. Fakti që jemi të dy, fakti që do të jemi të gjithë së bashku tregon vullnetin për të bërë më të mirën për shoqërinë dhe për asetin më të çmueshëm. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë”, tha ministrja.

Ndërkohë që po zhvillohej takimi, mjekët dhe infermierë kanë protestuar në ambientet e QSUT-së. Kirurgu Ibrahim Bruka tha se përfaqësuesit e tyre nuk janë pritur as nga Rama dhe as nga ministrja Manastirliu në ambientet e kryeministrisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*****

Një grup prej katër mjekësh po zhvillojnë një takim në Kryeministri në zyrën e bashkëqeverisjes ku janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

mjeket

“Panorama” mëson se mjekët i kanë adresuar atje kërkesat e tyre.

Të pranishëm janë Gentian Stroni, Fatos Olldashi, Altin Kuqo dhe Arjan Mezini.

Përveç Manastirliut, të pranishëm është edhe drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti si dhe drejtoresha e politika shëndetësore dhe sociale në Ministrinë e Shëndetësisë.

Mjekët kërkojnë plotësimin e të gjitha kushteve nga ana e qeverisë.

ogera

Ata kërkojnë gjithashtu që të gjithë mjekët që humbën jetën nga përballja me koronavirusin të shpallen dëshmor të atdheut.

Një tjetër kërkesë është rritja e pagave të tyre si dhe të bëhet sigurimit i personelit mjekësor.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura