Mjekët paralajmërojnë: Sistemi shëndetësor në Kosovë në prag kolapsi. A po përsëritet skenari i disa vendeve?

Aug 5, 2020 | 18:54
SHPËRNDAJE

Çdo mëngjes në orën 07:30, që prej 13 marsit kur në Kosovë u regjistruan dy rastet e para me COVID-19, specialisti i sëmundjeve infektive dr. Arben Vishaj zhvillon një takim me stafin e Departamentit E në klinikën e sëmundjeve infektive të spitalit universitar në Prishtinë.

disposal-5021447_1920-600x400

Ekipi i Vishajt përfshin një infermierë, një pediatre dhe dy banorë që po  trajnohen nën mbikëqyrjen e dr. Vishaj. Pediatria, tha ai, “është një ekspert në fushën e saj, por në mënyrë që ajo të trajtojë pacientët me COVID-19 unë duhet të përshkruaj vazhdimisht trajtimin për çdo pacient.”

Ekipi është “shumë i përgatitur”, tha Vishaj, “por jo për sëmundje infektive”, pasi nuk ka mjekë të mjaftueshëm për sëmundje infektive.

Ndërkohë, shumica e mjekëve bëjnë turne nga 24 orë të paktën dy herë në javë. Dhe kjo po bëhet shumë e lodhshme.

`shoqëruar nga një mungesë numrash dhe ekspertize për shkak të eksodit të madh të mjekëve profesionistë që janë larguar për në Gjermani dhe gjetkë në Europën perëndimore ku paguhen më mirë, pa përmendur ata që janë të infektuar me COVID-19 ose janë vetizoluar, sistemi shëndetësor i Kosovës po has gjithnjë e më shumë vështirësi i gjendur përballë një pandemie shifrat e të cilës sa vijnë e shtohen.

“Klinika e sëmundjeve infektive është e mbipopulluar me pacientë dhe numri i specialistëve të sëmundjeve infektive është i vogël”, tha dr. Veli Rexha, specialist i sëmundjeve infektive në spitalin universitar. “Personeli i klinikës së sëmundjeve infektive është vërtet i lodhur, sepse që nga fillimi i pandemisë kemi punuar pa u lodhur për sistemin shëndetësor.”

Blerim Delija, nënkryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetit të Kosovës, shkoi më tej, duke thënë për BIRN: “Vlerësoj se konfuzioni i madh nga numri i lartë i pacientëve me COVID-19 mund të çojë në një kolaps të sistemit shëndetësor për shkak të kërkesës për burime njerëzore.”

Mjekët mbulojnë vazhdimisht kolegët e vetizoluar

Deri më 3 gusht, në Kosovë kishin ndërruar jetë 256 persona me COVID-19. Rreth 9,049 persona kanë testuar pozitiv që nga fillimi i testimit në shkurt, me 4,060 raste aktualisht aktive. Një total prej 414 personash janë trajtuar në spital deri më 28 korrik, 224 prej të cilëve në spitalin universitar ku punojnë Vishaj dhe Rexha.

Sipas vlerësimeve zyrtare, rreth 140 mjekë kanë testuar pozitivë për koronavirusin e ri, përfshirë Fadil Zuka nga qyteti i Vitisë në juglindje të Kosovës, i cili javën e kaluar u bë mjeku i parë që ndërroi jetë ër shkak të COVID-19, sipas Dhomës së Mjekëve të Kosovës. Që atëherë, katër mjekë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të komplikimeve pas infektimit me COVID-19.

Delija tha për BIRN se rreth 500 punonjës shëndetësorë janë infektuar. Përveç atyre që janë të detyruar të mos punojnë nga sëmundja, sistemi shëndetësor tashmë po lufton një “ikje të trurit” që, siç raportoi BIRN në dhjetor të vitit të kaluar, sheh çdo dy ditë emigrimin e një mjeku kosovar. Infermieret/infermierët po largohen nga dy në ditë.

Përveç ngarkesës së tij të përditshme në spitalin universitar, Rexha është gjithashtu një këshilltar për klinika të tjera ku, thotë ai, ai duhet të “bëjë të gjitha këshillimet në ato klinika që kanë nevojë për një specialist sëmundjesh infektive”.

Në Qendrën Mjekësore Familjare në Podujevë, në verilindje të Kosovës, dr. Flamur Lahu tha se mjekëve u duhet të ndërrojnë vazhdimisht fushat e ekspertizës së tyre për të mbuluar për ata që duhet të vetëizolohen. Këtu përfshihet edhe dr. Besarta Shala, e cila tha për BIRN se ka punuar dy herë në raste të lidhura me COVID-19, secilën herë nga 24 orë për të mbuluar mungesën e stafit mjekësor.

Me punonjësit shëndetësorë që përbëjnë nëntë për qind të numrit të infektimeve, Lahu tha, “punonjësit e shëndetit janë 15 herë më shumë në rrezik”.

Lahu, i cili gjithashtu moderon një grup këshillimi mjekësor në Facebook me më shumë se 160,000 anëtarë, tha se klinikat në vende si Podujeva duhet të kryejnë gjithashtu vizita në shtëpi te familjet që kanë raste me COVID-19. Mjekët monitorojnë pacientët, përshkruajnë trajtim dhe, në raste të rënda, thërrasin një ambulancë për t’i transferuar ata në spital.

“Ky proces vazhdon dhe përsëritet çdo ditë”, tha Lahu. “Kur raportohen raste të reja, ekipi së bashku me shërbimin e dezinfektimit vizitojnë familjet. Kryhet dezinfektimi dhe vizitat mjekësore kryhen në shtëpi.

BIRN kontaktoi ministrinë e shëndetësisë të Kosovës dhe drejtorin në detyrë të spitalit universitar për një koment, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ndërkohë, vullnetarët po ndihmojnë për të mbushur boshllëqet.

“Pavarësisht rasteve të shumta, unë ende mendoj se situata është e menaxhueshme”, tha dr. Nita Ymeraga, e cila filloi punë vullnetarisht në spitalin universitar në muajin prill në mbledhjen e të dhënave klinike para se të bashkohej me të tjerë si Vishaj dhe Rexha në frontet e klinikës së sëmundjeve infektive për shkak të mungesës së mjekëve.

“Kjo ka ndodhur për shkak të decentralizimit të mënyrës se si shtrohen në spital pacientët”, tha ajo. “Por nëse shifrat vazhdojnë të rriten me të njëjtin ritëm, edhe kjo lë shumë për të dëshiruar.” /Birn/

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura