Gjykata pezullon urdhrin për testimin e infermierëve. Tërhiqet Beqaj: Ngrin testimi

Feb 26, 2015 | 13:03
SHPËRNDAJE

UPDATE/Gjykata Administrative ka pezulluar sot vendimin për testimin e infermierëve. Pezullimi është vendosur për urdhrin numër 79 të datës 12 shkurt që është dhënë nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, për datat e testimit të infermierëve. Vendimi u dha nga gjyqatarja relatore Ankelina Gazidede, deri ne gjykimin ne themel te çeshtjes nga Apeli Administrativ.

Mësohet se në vijim do caktohen edhe gjyqtarët dhe data e nisjes së shqyrtimit të padisë që është bërë nga Urdhri i Infermierëve, pasi sot është zhvilluar seanca për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Mjekët protestë para Kryeministrisë

Pas vendimit, zyra e shtypit e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj tha për Panorama se testimi nuk do të zhvillohet deri në një vendim të dytë nga gjykata.

“Procedurat për testimin do të ngrijnë. Respektojmë vendimin e gjykatës”,- tha Beqaj. 

Mjekët para Kryeministrisë: Shteti po na bën presion maksimal për të hequr dorë nga protesta. S’bojkotojmë punën

Sakaq, bluzat e bardha kanë vijuar edhe sot protestat kundër testimit të tyre. Një përfaqësi e tyre sot kanë protestuar edhe para Kryeministrisë, nga ku i kanë kërkuar qeverisë që të tërhiqet nga testimi “nga institucione që s’kanë tagër ligjor”, siç u shprehën mjekët në protestë.

“Presionet janë maksimale dhe absurde…Që shteti bën presione mbi bluzat e bardha që të mos protestojnë. Por kërkojmë të zbatohen ligjet. Për një Shëndetësi me standarte…Jo më mungesa minimale dhe bazike”, thanë mjekët protestues para Kryeministrisë.

Mjekët thanë se do të bojkotojnë masivisht testimin, por jo punën. “Bojkot testimi, mjeku s’bën bojkot pune kur është i lidhur me punën. Por testimit masiv…”, tha një mjek në protest. 

Mjekët thonë se dy ditë para testimit “s’kemi program të mirëfilltë, por vetëm urdhëresa verbale dhe SMS…Gjëra jo të mirëstudiura”.

“Po thyhet ligji…”, thanë ata. 

Protestata vijojnë në oborret e spitaleve dhe institucioneve të tjera shëndetësore në vend.

Ata presin që gjykata administrative të bëjë drejtësi.

Mjekët në protestën para Kryeministrisë thanë se në takimin e mëngjesit të sotëm me ministrinë e Shëndetësisë ishin njerëz “që s’përfaqësojnë bluzat e bardha”.

Por vetë ministri Beqaj e ka mohuar të ketë pasur sot takim me një grup infermierësh, teksa tha se i vetmi prononcim që ka bërë ishte gjatë firmosjes së kontratës mes MSH-KSSH. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura