“Mjekët nuk u kujdesën”, vdekja e foshnjës së porsalindur në Durrës, reagon spitali: Ishte me…

SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/ Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e fëmijës së tyre, drejtoria e spitalit rajonal të Durrësit sqaron opinionin publik, në lidhje me lajmin e publikuar në media për “mosveprim të mjekëve në rastin e humbjes së jetës së një foshnje të porsalindur” si vijon:

Pacientja V.G. u paraqit në spital më datë 07.09.2018 në orën 08.00, gravidance 39 javë, paraqitje podalike dhe menjëherë u krye ndërhyrja sectio caesarea segmentare.

skandaloze-100-foshnje-t-euml-vdekura-brenda-vitit-n-euml-tetov-euml-hd_1486569756-4940579

Pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes dhe foshnja u reanimua në sallën e operacionit dhe më pas në repartin e terapisë intensive, në mënyrë kosultative.

Sipas mjekut operator, ekstraksioni i fetusit paraqiti vështirësi dhe u vu re gjatë lindjes frakturë femorale dhe humerale, vërtetuar dhe me grafi.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, në konsultë me ortopedët dhe shërbimin terciar, por fatkeqësisht fëmija ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë më datë 11.09.2018.

Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë patur një sëmundje të rrallë gjenetike, anomali skeletike kongenitale, që mund të vlerësohet nga autopsia.

Aktualisht është kryer autopsia dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-logjore për shkakun e vdekjes së foshnjes.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakZjarr në Elbasan, forca të policisë dhe zjarrfikësish në vend
Artikulli tjetërNga Loris te Pike, ja 9 djemtë që e nisën futbollin të pasur

S'KA KOMENTE

Comments are closed.