Mjekët nuk tërhiqen, Kalo: S’bisedojmë me ekipin e MSH që u vetëdiskredituan, të dorëhiqen, ose shkarkohen

Feb 27, 2015 | 13:41
SHPËRNDAJE

TIRANË- Mjekët e QSUT-së nuk tërhiqen nga protesta e tyre, edhe pas pezullimit të vendimit për futjen e tyre në testim. Në protestën e sotme, mjeku Tritan Kalo ka përsëritur se ky është vetëm fillimi, hallka e parë e një procesi të gjatë që do të sjellë emancipimin e punës dhe shërbim dinjitoz për pacientët.

Mjeket sot ne proteste

Ai ka theksuar se mjekët nuk pranojnë të ulen në bisedime me ekipin drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas tij janë vetëdiskredituar publikisht.

“Ne nuk pranojmë të ulemi në bisedime me një ekip drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë që është vetëdiskridetuar, ato ose të dorëhiqen ose të shkarkohen”- tha ai, ndërkohë që mjekët protestues bërtitën ‘Dorëheqje, dorëheqje’!

Kalo ka theksuar se lufta ndaj korrupsionit duhet të nisë nga sipër. “Nuk është 200 lekëshi i infermierit apo sanitarit ai që e bën korrupsionin në shëndetësi, janë aferat milionëshe të tenderave, koncesioneve, privatizimeve, janë këto që bëjnë që korrupsioni lulëzon lart e na mbyt ne poshtë”- tha ai.

Sipas tij, janë të nevojshme protokollet kombëtare për të rritur cilësinë e mjekimit dhe ndjekjes së pacientëve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura