Mjekët në protestë: Po mbyllin Urgjencën e Tiranës

Feb 1, 2016 | 12:53
SHPËRNDAJE

Mjekët e Urgjencës së Tiranës protestojnë kundër një vendimi për shkrirjen e institucionit ku shërbejnë prej kohësh.

Urgjenca e Tiranes
Urgjenca e Tiranes

Ata kanë firmosur një peticion, të cilin ia kanë dërguar Kryeministrit, Kuvendit dhe Ministrit të Shëndetësisë, përmes të cilit kundërshtojnë shkrirjen e Urgjencës së Tiranës.

“Do ta shkrijnë institucionin, na e komunikuan verbalisht, jo me urdhër. Na kanë shpërndanë në 3 spitalet terciare, në SQAUt, te Sanatoriumit dhe te Trauma. Ne jemi mjekë familje patologë, nuk jemi për spital terciar”-thonë mjekët, duke shtuar se atyre nuk u është njoftuar asnjë strategji.

Ata madje akuzojnë se shkrirja e shërbimit bëhet se është thënë se toka do shfrytëzohet për pallat.

Ata thonë se ndihen të trahdtuar dhe kërcënojnë me grevë urie, nëse nuk tërhiqet vendimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura