Letra me emrat e mjekëve që u dorëhoqën, zv/ministrja takim urgjent

Dec 5, 2017 | 15:22
SHPËRNDAJE

Zv/Ministrja Mira Rakacolli ka nisur sot nje takim urgjent me mjeket e Urgjences se QSUT. Takimi ka nisur para 30 minutash, pasi ne media doli lajmi qe 8 mjeke te Urgjences ishin larguar nga detyra dhe i kishin nisur edhe nje leter ministres Ogerta Manastirliu, kryeministrit Rama.

LETRA:

Emrat e mjekeve qe jane dorehequr: Elton Calliku, Petrit Gjorgji, Besmir Kocia, Petrit Vargu, Jonida Kito, Eqerem Hasani, Afrim Yzeiraj, Etiomena Bracaj.

letra-e-doreheqjes

Mjeket e Urgjencës japin dorëheqjen, letra për Metën, Ramën e ministren. QSUT: E pavërtetë

Me ane te nje letre plot ankesa dhe pamundesi kushtesh pune, drejtuar presidentit, kryeministrit dhe ministres se Shendetesise, mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë deklarojne se terhiqen nga pozicioni i punes.

QSUT-Qendra-Spitalore-Universitare-Nene-Tereza

Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT të cilët shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”- thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT, raporton BW.

Por burime nga QSUT, thane per “Panorama” se: “Lajmi që qarkullon për dhënien e dorëheqjes nga mjeket e Urgjencës në QUST nuk është i vërtetë. Megjithatë ne do të kemi një qëndrim zyrtar gjatë orëve në vazhdim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura