Mjekët dyshues për Qakën, ja peripecitë e shqiptarit gjatë vizitave mjekësore te Steaua

May 16, 2018 | 19:15
SHPËRNDAJE

Kamer Qaka u zyrtarizua ditën e djeshme tek ekipi i Steauas së Bukureshtit, ndërsa për të sot ishin rezervuar edhe vizitat mjekësore tek ekipi i ri. Por, ditën e sotme, teksa po kryente testet mjekësore, doktorët nuk janë bindur për t’i dhënë atij konfirmimin për tek ekipi i ri.

kamer qaka

Qakës iu kërkua që të kryente edhe një herë testet mjekësore, dhe në fund rezultatet dolën të kënaqshme dhe tashmë “ok” u dha për mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Tashmë, ai do të firmosë kontratën e re me Steauan.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura